Arkiva e lajmeve
                   

USHTRIA E GATSHME TË KRYEJ DETYRAT NË VIJËN ADMINISTRATIVE

4. maj 2016.

Bujanoc – Ministri i mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq, gjatë vizitës së zonës tokësore të sigurisë përgjatë linjës administrative me Kosovën dhe Metohinë, ka biseduar me pjesëtarët e Ushtrisë të cilët janë të angazhuar në bazën Dobrosin dhe objektin Tashllak në Bujanoc.

„Jemi vërtetuar se Ushtria është e gatshme që në mënyrë të rregulltë ta kryej detyrën në linjën administrative“, ka thënë Gjorgjeviq, i cili në bazën Dobrosin ka marrë pjesë në stërvitjen demostruese „Procedura e bazës në rastin e sulmit dhe intervenimit në drejtim të organit të rrezikuar të sigurimit“.

Gjatë vizitës së bazës, ai në bisedat me pjesëtarët e ushtrisë ka thënë se edhe më tej do të bëj gjithçka që pozita e tyre materiale të bëhet më e mirë.

Gjorgjeviq ka shprehur kënaqësinë me rastin e realizimit të suksesshëm të stërvitjes, duke thënë se Ushtria është e gatshme dhe e aftë që të ruaj vendin tonë”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Zona tokësore e sigurisë është e gjatë 382 kilometra dhe e gjërë pesë kilometra, ku në këtë zonë për sigurimin e saj janë të angazhuar pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Burimi: Tanjug, Ministria e Mbrojtjes dhe Trupi Koordinues