Arkiva e lajmeve
                   

URIMI I STANKOVIQIT PËR KURBAN BAJRAMIN

1. shtator 2017.

Beograd - Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komuat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të gjithë besimtarëve musliman në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, u ka uruar Festën E Kurban Bajramit, me dëshirë që kjo festë të sjellë gëzim familjar, paqe, unitet dhe solidaritet.

„Të gjithë banorëve të komunitetit islam në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë u dëshiroj që në gëzim, në rreth familjar, miqësor dhe fqinjësor të festojnë këtë festë të madhe – Kurban Bajramin”, tha Stankoviq duke shtuar se kjo festë të sjellë porosi paqeje dhe miqësie, dhe sipas traditës të festat i bashkojnë njerëzit e feve të ndryshme.

„Bajrami na kujton përsëri që zgjërojmë rrespekt, kuptim dhe tolerancë të ndërsjelltë, harmoni ndërfetare dhe ndërnacionale, sepse këto janë vlera në të cilat duhet të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët”, tha Stankovqi.

 „Gëzimi i Bajramit le të hyjë në shtëpitë tona”, ka dëshiruar kryetari i Trupit Koordinues.

Burimi: Trupi Koordinues