Arkiva e lajmeve
                   

URIMI I KRYETARIT TË TRUPIT KOORDINUES ZORAN STANKOVIQ

28. dhjetor 2020.

Të gjithë qytetarëve ua urojmë Vitin e Ri 2021, me dëshirën që para së gjithash ta mirëpresin me shëndet të mirë, sjellje të përgjegjshme dhe duke shpresuar që të gjitha dëshirat e tyre të realizohen. Gjatë vitit 2020, Trupi Koordinues, përkundër situatës së vështirë të shkaktuar  nga KOVID 19, vazhdoi të punojë në projektet e planifikuara. Kështu, këtë vit kemi ndarë mjete të pakthyeshme ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, bursa studentore, tekste shkollore për fëmijët që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe, siguruam financim të papenguar të komunave nga buxheti i Trupit Koordinues, si dhe ndihmuam qytetarët për të tejkaluar problemet e shkaktuara nga pandemia e korona virsut.

Gjatë vitit 2021, Trupi Koordinues do të vazhdojë të punojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës së të gjithë qytetarëve që jetojnë në territorin e këtyre tre komunave. Përveç dëshirave të mira, qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ua përcjellë lutjen që të jenë të durueshëm, përgjegjshëm dhe së bashku të kontribuojnë në përmirësimin dhe realizimin e planeve të përcaktuara.