Arkiva e lajmeve
                   

URA TEK “JUGOKOPI” SËSHPEJTI PËRFUNDOHET, MORAVA DO TË KALOJ EDHE NËN UNAZËN “BUJANOCI 2”

13. dhjetor 2017.

Bujanoci – Rruga në urën e re përmbi Moravën e Jugut, rrugës hekurudhore dhe rrugore të Koridorit 10 në afërsi të “Jugokopit” në Në Bujanoc, ka marrë edhe shtresën e dytë të asfalltit.

Ka mbetur që punëkryersi në këtë pjesë të përfundohet punët përfundimtare në rastin e rrugëve në Bujanoc dhe ndaj fshatrave të anamoravës dhe kështu komunikacioni të filloj përmes këtij kapitali infrastrukturor të objekti në pjesën e autoudhës nga Sërpska Kuqa deri në Levosoje, e cila ndodhet në komunën e Bujanocit.

Në ato kalojnë këmbësorët, duke u mburrur me ndërtimin dhe rrethinën e cila duket edhe më e bukur dhe interesante se më parë kur kanë kaluar në urën e vjetër dhe tani të pa shfrytëzuar.

Në rrugën e re, përmes urës së sapo ndërtuar  nganjëherë kalon edhe ndonjë automobil.

Në Moravën e Jugut është ndërtuar edhe ura në pjesën verirore, në drejtim të unazës së ardhshme “Bujanoci 2” në afërsi të kishës Shën Apostil Petrit dhe Pavllit. Mirëpo, kjo urë ende nuk është lëshuar në plotshmëri.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues