Arkiva e lajmeve
                   

“UJKU PLATIN” NGA 17 DERI NË 28 NËNTOR

7. nëntor 2014.

Në bazën “Jug” të Bujanocit prej 17 deri 28 nëntor, do të mbahet stërvitja taktike multinacionale “Ujku platin 15”, në të cilën përveç njësisë të Ushtirsë së Serbisë, do të marrin pjesë edhe pjesëtarët e pesë vendeve: Kroacisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Rumanisë, marinca e Komandës Europiane të SHBA-së, si dhe pjesëtarët e Xhandarmerisë së MPB-së të Serbisë.

Siç është thënë në Ministrinë e Mbrojtjes, stërvitja taktike në bazën “Jug”, afër Bujanocit, me 250 pjesëmarrës do të mbahet sipas skenarit të përdorimit të njësive në operacionet multinacionale.

Stërvitja është vazhdimësi e “Ujkut platin 14”, e cila do të mbahet në bazën “Jug” në qershor dhe “Luani platin 14”, e cila është mbajtur në poligonin e Novo Sellës në Bullgari.

Pjesëtarët e forcave të armatosura të Shqipërisë nuk janë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje në stërvitjet e theksuara.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues