Arkiva e lajmeve
                   

UE-ja PËRKRAH KOMPANINË E PARË SOCIALE NË RRETHIN E JABLLANICËS

4. nëntor 2015.

Leban – Në Leban është lëshuar në punë fabrika për prodhimin e turshive të shtëpisë, me të cilën zyrtarisht ka filluar me punë kompania e parë sociale në rajonin e Jabllanicës.

Fabrika është hapur në kuadër të projektit “Sipërmarrësia socilae për shoqërinë përgjejgëse sociale”, të cilën e realizojnë shoqata e gruas “Ruzha” dhe komuna e Lebanit, përmes ndihmës finansiare të Unionit Europian, Qeverisë së Zvicrrës dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, përmes programit Progresi Europian. Me këtë përkrahje prej 19.450 eurove, janë renovuar dhe janë pajisur në mënyrë komplete hapësira për prodhimin e ushqimit, ndërsa të punësuarit janë trajnuar për procesin e prodhimit të turshive shtëpiake. Kompania e sapo hapur ka siguruar punë të përhershme për pesë gra, si dhe për angazhim të përkohshëm për tri gra pjesëtare të grupit më të rrezikuar social nga territori i komunës së Lebanit, ndërsa pjesa e profitit të arritur do të investohet në avansimin e shërbimeve sociale në komuënn e Lebanit.

 „Kjo ndërmarrje është shansi ynë që në vend të punëve të përkohshme t`i sigurojmë grave punësim të përhershëm. Kompaninë të cilën e kemi hapur nuk është vetëm për neve dhe nuk është vetëm për të punësuarit e tanishëm, kjo mund të jetë edhe polygon për disa projekte dhe programe të reja”, ka thënë Sllobodanka Pavlloviq, pjesëtare e këshillit drejtues të shoqatës së grave „Ruzha“.

 „Ndërrmarrja socilae për shoqëritë sociale të përgjegjshme”, ëshë njëri nga 20 projektet të cilat i ka mbështetur Fondi për përfshirje të qytetarëve të programeve zhvillimore Progresi Europian. Ky aktivitet forcon përshpejton punën e përbashkët të vetqeverisjeve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile, ndërsa në vitin 2015 ka përkrahur projektet me vlerë të përgjithshme prej 400.000 eurove. 

„Të gjitha projektet të cilat i kemi finansuar përmes Fondit për përfshirje të qytetarëve, i zbatojnë organizatat e shoqërive civile dhe vetqeverisjeve lokale. Dëshirojmë që të tregojmë se shoqëria civile mund të jet partner i fortë në zgjidhjen e problemeve në bashkësi, ndërsa posaçërisht kur është në pyetje përkrahja e grupeve më të prekura”, ka thënë Bilana Keriq, koordinatore e këtyre projekteve.

Aktivitetet e Progresit Europian, program i cili kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të Serbisë jugore dhe jugperendimore, Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës e përkrahin me gjithsej 24.46 milion euro. Projektet e miratuara kanë për qëllim forcimin e administratës lokale, krijimin e mjediseve më të mira për zhvillim të infrastrukturës dhe ekonomisë, si dhe përmirësimin e zbatimit të përfshirjes sociale dhe politikës së punësimit. Aktivitetet në terren i zbaton Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese UNOPS.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues