Arkiva e lajmeve
                   

UE-ja DHURON 20 AUTOMJETE PËR PROGRAMIN E NDIHMAVE PËR ROMËT

17. shtator 2014.

Në kuadër të projektit "Këtu jemi sëbashku – ndihma europiane për përfshirjen e romëve ", me vlerë prej 4,8 milion euro dhe të cilin e finanson UE-ja, ndërsa e zbaton misioni i OSBE-së në Serbi, njëzet vetqeverisjet lokale kanë fituar automjete për terren të tipit „Daçia“, ku dje janë dorëzuar në Pallatin e Serbisë në prani të ministresësh Jandranka Joksimoviq, shefit të delegacionit të UE-së në Serbi, Majkëll Devenport dhe shefit të Misionit të OEBS-it në Serbi Peter Burkhard.

Donacioni i automjeteve është rezultat i EU-së për të përmirësuar pozitën e romëve në Serbi. Automobili do të shërbej për grupet mobiluese të punëtorve shëndetësor dhe social në terren.

Donacioni i 20 automobilave ka vlerën e 200.000 eurove, ndërsa automobilat kanë fituar komuna e Bujanocit, Bojnikut, Bella Pallankës, Valevës, Zhitoraxhës, Pallillullës, Zvezdarës, Knjazhevcit, Kovinit, Kocelevës, Kragujevcit, Krushevcit, Leskocit, Novi Sadit, Oxhacës, Pançevës, Prokuplës, Smederevës dhe Somborit.

Burimi: Tanjug, RTS 1 dhe Trupi Koordinues