Arkiva e lajmeve
                   

U MBAJT „ORA OLIMPIKE“ NË BUJANOC

28. tetor 2013.

Komiteti Olimpik i Serbisë dhe Fondi i sportit dhe olimpizmit, në bashkpunim me Shërbimin e Trupit Koordinues të Qeveris Republikës Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe komunën e Bujanocit, kanë organizuar  “Orën Olimpike” , me qëllim që ti tregojnë fëmijëve që sa është e rëndësishme me u marrë me sport, zhvillimin e aftësive dhe njohurive, guximin, shoqërimin dhe shpirtin ekipor.

Kryetari I Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka shprehur kënaqësin që fëmijët e Bujanocit kanë pasur mundësin që të mësojnë diçka për vlerat e vërteta dhe të njoftohen me idhujt e tyre :

 “Ndihem mirë që i kemi mysafir basketbollistin e famshëm njëherit kryetarin Komitetit Olimpik të Serbisë Vlade Divacin  si dhe vaterpollistin Milosh Gjuk. Shpresoj që të gjithë që sot janë këtu do të mësojn diçka të dobishme dhe interesante dhe që në të ardhmen disa prej tyre do të bëhen shampiona të mëdhenj”

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka dëshiruar mirëseardhjen e karavanit olimpik:

“Më vjen mirë që sot do të qëndroni në qytetin tonë. Shpresoj që fëmijët tanë do ta kuptojn rëndësinë e marrjes me sport dhe që sot të argëtohen sa më mirë”

“Sot jemi këtu që të prezentojme vlerat themelore Olimpike. Fëmijëve në tërë Serbinë më shumë i intereson se cila është ajo rrugë drejt suksesit në sport, përgjigja ime për të gjithë ju është se më e rëndësishme është që ti rrespektoni rregullat e fer pllejit”, i ka porositur nxënësve të orës Olimpike, kryetari Komitetit Olimpik  Vllade Divac.

Sot, ne jemi këtu për ju prezantoj me vlerat themelore Olimpike. Fëmijët nëpër Serbi shpesh pyes veten se cila është rruga për suksesin sportive, dhe përgjigjja ime për ju të gjithë është se mënyra më e rëndësishme për të marrë një të tillë.Gjëja më e rëndësishme është që të ndjekin rregullat e lojës së ndershme, për jetën nuk mund të ecin me kokën e tij ", tha se pjesëmarrësit e presidentit klasës Olimpik i Komitetit Olimpik Serb Vlade Divac.

Vaterpolisti Millosh Gjuk në mënyr solemne e ka hapur  “Orën Olimpike” në Bujanoc. Ai i ka njoftuar të rinjët për hapat e para në vaterpol, poashtu është përgjigjur në pyetjen se cila ndeshje i ka mbet në kujtesë dhe i ka spjeguar fëmijëve që se si sporti i ka ndryshuar jetën: “Kjo është hera e parë që mbaj “Orë Olimpike” dhe është kënaqësi që të flas për sportin tim, a kush e di ndoshta njëri nga ju mundet të vendos për vartepollin. Në sport është e rëndësishme fitimi i medaljeve dhe mu për këtë si ndeshja më e dashur në karierë ështe finalja Kampionatit Evropian në Ajndëhoven, në të cilën kemi mundur ekipën e Malit të Zi. Megjithatë ajo çka është më e rëndësishmja është shoqëria e arritur e cila mbetet për gjithë jetën. Sporti do të iu mësoj ti rrespektoni bashkëlojtarët mirëpo edhe kundërshtarët”

Filloristët nga Bujanoci mbrenda “Orës Olimpike” kan kaluar 5 puntori, të emëruara me 5 vlera olimpike : gëzimin në lojë, fer pllej, rrespektin, cilësin dhe bashkimin shpirtëror, dhe kanë mësuar që është e rëndësishme të japin gjithë nga vetja dhe të besojn në ëndrrat e tyre.

Burimi : B92