Arkiva e lajmeve
                   

U HAP ZYRA E OBUSMANIT NE BUJANOC

7. dhjetor 2011.

Në Bujanoc sod është e hapur zyra e Avokatit të Popullit, e para jashtë Beogradit, Avokati i Popullit Sasha Jankoviç tha se qëllimi është ngritja e besimit të qytetarëve  në sistemet  institucionale dhe përmirësimin e qeverisjes lokale.

"Sot në Bujanoc, kur e hapim një zyre të Ombudsmanit, që është e para jashtë Beogradit, kërkoj nga qeverisja qëndrore, që të përmisohet e drejta për administrim më të mirë që është e përfshir në Kushtetutën e Republikës së Sërbis, sepse ajo është rruga e drejtë që pushteti të i u shërbej qytetarëve," tha Jankoviç.

Ai me rastin e hapjes së zyrës të ombusmanit tha se puna e ombusmanit është që ti mbroj qytetarët që i përcjellin një varg problemesh , pavarësisht nga çdo gjë, çdo punë e përditshme e organeve të qeverisjes përparon, e cila është e vlefshme për qytetarët e Serbisë.

"Unë ende nuk jam i kënaqur plotësisht me numrin dhe me karakterin e lëndëve. Të cilat deri më tani që kanë arritur në adresën e Avokatit të Popullit janë 9,141 ankesa, kurse në Bujanoc dhe Preshevë janë vetëm 340, është një shenjë e mungesës së besimit të publikut në sistemet institucionale, "tha Jankoviç.

Ai shtoi se natyra e problemeve te qytetart e Serbis jugore janë të ngjajshme sikur  problemet e gjithë të tjerëve, por që janë "më të forta dhe më të theksuara."