Arkiva e lajmeve
                   

TURQIT JANË TË INTERESUAR PËR VISHNJE, UJË DHE TEKSTIL

10. nëntor 2014.

Bursa – Grupa nga 160 biznesmen nga qyteti turk Bursa, janë të interesuar për projekte në Serbi, në mes të cilëve është edhe mbjellja e vishnjeve në Bujanoc dhe fabrika e tekstilit në Novi Sad.

Sekretari general i organizatës Rumelisaid, Emir Bashkardesh, i cili është këshilltar i kryetarit të Bursës, mendon se Serbia duhet të përkushtohet t`a forcojë lidhjet ekonomike, me të cilat sipas vlerësimit të tij do të kontribuojnë me hapjen e konzullatës së vendit tonë në Bursë.

„Ne nuk kemi asnjë interes kur është në pyetje Ballkani, por dëshirojmë që afërsohemi dhe të jetojmë si vllezër. Bursa është qytet ballkanik, shumë njerz nga Ballkani kanë ardhur këtu, disa si refugjatë, mirëpo sot kanë biznese të zhvilluara dhe jetojnë mirë“, thotë kryetari i Bursës Rexhep Alltepe.

Kryetari i organizatës Rumelisaid, Eroll Killikqier, babai i të cilit ka lindur në Serbi, thotë se behët fjalë në zgjërimin e  bashkëpunimit të ekonomisë dhe kështu edhe të miqësisë së dy shteteve, poashtu edhe në biznesmenët janë të gatshëm të marrin pjesë në rimëkëmbjen e fabrikave në Serbi të cilat momentalisht nuk punojnë dhe që përsëri të rifillojnë prodhimin.
 

Njëri ndër projektet mund të jetë investimi në mbjelljen e vishnjave në hapsirën toksore prej 300 hektarësh në Bujanoc,  e cila hapsirë momentalisht është e pashfrytëzuar, tjetri projekt është me vlerë 150.000 euro, që ka të bëj me mbjelljen e këpurdhave dhe në të cilin realizim është e interesuar të  ndihmoj edhe qeveria e turke.

Në plan i’u është rimëkëmbja e fabrikës së ujit mineral, mirëpo emrin e kësaj fabrike nuk kanë dashur t’a publikojnë.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues