Arkiva e lajmeve
                   

TURNEU TRADICIONAL NË FUTBOLL TË VOGËL NË MEDVEGJË 2017

15. gusht 2017.

Medvegjë – Organizata Turistike dhe Federata e Sportit e komunës së Medvegjës organizon turneun tradicional në futboll të vogël Medvegja 2017.

Turneu do të mbahet në periudhën prej 18 deri 28 gusht 2017. Ekipet mund të paraqiten në hapësirat e OT dhe Federatës së Sportit të komunës së Medvegjës apo përmes telefonit 064 8269-490 dhe 016 891-348, më së voni deri më 17 gusht në ora 15. Shorti do të mbahet në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës më 17 gusht në ora 18. Participimi për pjesëmarrje për një ekipë (seniorët) është 2.000 dinarë. Ekipet e juniorëve janë të liruara nga pagesa për pjesëmarrje.

Shpërblimet për seniorët janë: 70.000 dinarë për vitin e parë, 40.000 dinarë për të dytin dhe 20.000 dinarë për vendin e tretë.

Shpërblimet për juniorët janë: 10.000 dinarë për vendin e parë, 7.000 për dytin dhe 3.000 për tretin.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues