Arkiva e lajmeve
                   

TURNEU I FESTIVALIT "ZONA E LIRË" NË 40 QYTETE TË SERBISË

15. prill 2014.

Beograd – Festivali i filmit „Zona e lirë“ fillon turneun e tij të nëntë në të cilën gjat muajve  prill, maj dhe qershor do të vizitoj më shumë se 40 qytete të Serbisë. Qyteti i parë është Leskoci, ndërsa stacione të turnesë përveç qyteteve dhe komunave tjera do të jenë edhe Vranja si dhe komuna e Bujanocit dhe Preshevës.  

Vizitorët do të kenë rastin që të shohin zgjedhjen e shtatë filmave të  zgjdhura nga publika e Beogradit, ndër më të mirat në edicionin e 9 të këtij festivali, i cili u mbajt në nëntor të vitit 2013, para më shumë se 17.000 njerëzve.

Në program do të jetë “The Lunchbox” ,film i regjisorit indian Ritesha Batrës, i cili ishte si fitues nga votat e publikut. Në atë film huti e vogël  rreth kutisë për ushqim duke shkaktuar çudi të madhe dhe e cila çon deri te një miqësi dhe dashuri e papritur të dy të huajve.

Në turne do të jetë edhe filmi “Udhëzuesi përverz përmes ideologjisë” i regjisores Sofi Fajns i cili hapi Zonën e lirë të nëntë dhe përshkak të interesimit të jashtëzakonshëm është dashur që të përsëritet katër herë. Heroi kryesor dhe narratori, filozofi kontraverz Sllavoj Zhizhek “psioanalizon” hitet e filmave siç janë Peshkaqeni, Taksiti, Titaniku, Kalorësi i errët.

Zgjedhja përfshin edhe filmin britanik të regjisorit Ken Louç “The spirit of 45”, Feliks van Groningenit kandidatit belg për Oskar për filmin më të mirë të huaj „Closed circiut“ , dokumentarit kroat „Ganster of love“ të Nebojsha Sllijepçeviqit, filmit „Orët e harmonisë“ të regjisorit kazakistanez Emil Baingizit dhe filmi „Tomorrow“ në regji të Andreja Grijacevës  ish reprezantuesit rus në patinazhin artistik.

Zona e lirë në bashkëpunim me shtëpinë mediatike MTV dhe gazatën “24 orë” do të ndajnë autorëve  Çmimin për publik, për kritikën, shqyrtimin më të mirë ose esesë së shkurt për njërin nga filmat e programit të turnesë.

Tekstet deri në 3.000 karaktera dhe të dhanurat personale duhet të dërgohen deri më 20 Qershor në adresën :    

recenzija@freezonebelgrade.org.

Programit e detajuar sipas ditëve mund ta shikoni në : 

http://www.freezonebelgrade.org/?page_id=3018

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues