Arkiva e lajmeve
                   

“TURNEU I DYTË I SHAHUT TË SRETENJIT - BUJANOCI 2018”

5. shkurt 2018.

Bujanoc – Turneu i dytë i shahut të Sretenjit – Bujanoci 2018, do të mbahet në shkollën e mesme profesionale “Sveti Sava” në Bujanoc, më 18 shkurt, duke filluar në ora 11.  

Organizatori i turneut është klubi i shahut të Bujanocit “Jug”, në bashkëpunim me shkollën “Sveti Sava”, ndërsa nën sponzorizimin e komunës së Bujanocit.

Garuesit mund të paraqiten më së voni gjysmë ore para fillimit të garës, por organizatorët lusin të gjithë të interesuarit që regjistrimin ta bëjnë sëpaku një ditë më herët.

Mirosllav Nisiq, kryetari i klubit të shahut “Jug”, paralajrmon që turneu të luhet sipas sistemit të Zvicrrës në 9 raunde sipas rregullave FIDE për shah të përshpejtuar. 

„Turneu është i karakterit të hapur dhe në të mund të paraqiten secili shahist i interesuar pa kategori, tituj dhe pa marrë parasysh vendbanimin. Tarifa për pjesëmarrje në turne nuk paguhet. Tempo e lojës është nga 10 minuta për lojtarë. Secili nxënës duhet të sjellë me vete orën e rregullt të shahut dhe garniturën standarde të shahut. Tre garuesit e parë më të suksseshëm do të shpërblehen me garniturat e shahut. Sëbashku me kto, çmimet e posaçme do t`i ndahen juniores, juniorit dhe veteranit të plasuar, si edhe juniorit më të suksseshëm të pashpërblyer nga komuna e Bujanocit. Secili person i shpërblyer do të marrë edhe diplomë”, tha Nisiq.

Të interesuarit për pjesëmarrje në turne mund të paraqiten në numrin e telefonit 060-651-73-00 apo në postën elektronike takmicenje.u.sahu@gmail.com.  

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues