Arkiva e lajmeve
                   

TURMAT NË VENDKALIMIN KUFITARE NË PRESHEVË

22. korrik 2013.

Preshevë- Turmat e zakonshme në vendkalimin kufitar në Preshevë këtë verë janë rritur edhe më tej për shkak të ndërtimit të Korridorit. Këto ditë nga dalja prej Serbisë është pritur nëntëdhjetë minuta.

 “Këto ditë ne presim një turmë të madhe, dhe njerëzit presin deri në nëntëdhjetë minuta në ndalesat për pagesën e autostradës situata është diçka më e mire“ tha dispeçeri në Shoqatën Automobilistikë të Serbisë.

Shoqata Automobilistikë e Serbisë  këshillon shoferët që të shfrytëzohet kalimi kufitar  në afërsi të manastirit Prohor Pçinjski  për shkak se në këtë pikë  pritjet janë nga 15 deri në 30 minuta.

Për shkak të punimeve cilat janë duke u kryer në trason të Korridorit 10 nga Vlladiçki Hani deri në Preshevë është e nevojshme një vozitje më e ngadalësuar dhe me kujdes të shtuar.

Burimi: JUGMEDIA