Arkiva e lajmeve
                   

TURIZMI I GJUETISË NË BUJANOC

23. nëntor 2022.

Bujanoc - Beograd - Në teritorin e vendgjuetisë së Bujanocit janë vendosur tetë caqe, ushqimore dhe kriposje për egërsira, në kuadër të projektit "Foto-gjuetia pa kufij", thotë menaxheri i gjuetisë, Nikolla Veljkoviq. .

"Kto caqe kanë pajisje fotografike dhe kurthe fotografike në mënyrë që të mund të lokalizojnë kafshët që ndodhen në zonë." Qëllimi është zgjerimi i turizmit të gjuetisë, në mënyrë që të përfitojnë njerëzit që janë adhurues të natyrës dhe që duan të kalojnë kohë në natyrë, e nga këto të ketë përfitime shoqata jonë e gjuetisë “!Golub”, por edhe e gjithë komuna”, thotë Veljkoviq.

 “Foto-gjuetia pa kufij” është projekt i realizuar nga Shoqata e gjuetisë së Serbisë, në bashkëpunim me Federatën e gjuetisë së Maqedonisë së Veriut dhe Shoqatën e gjuetisë së Bujanocit “Golub”.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe sipas Veljkoviqit, plani është që të ndërtohet një shtëpizë gjuetie me restorant dhe akomodim, si për gjuetarët vendas ashtu edhe për gjuetarët dhe turistët e huaj.

Qëllimi i projektit është sigurimi i të ardhurave shtesë jashtë sezonit të gjuetisë.

“Për foto-gjueti mos e prisni sezonin e gjuetisë, nuk ka kuotë gjahu që mund të gjuani”. “Foto-gjuetia është për të gjithë ata që duan të vijnë në natyrë në çdo kohë”, thotë Veljković.

Burimi: Bujanovacke , Shërbimi i Trupit koordinues