Arkiva e lajmeve
                   

TRYEZË E RRUMBULLAKËT: “PJESËMARRJE EFEKTIVE E PAKICAVE NACIONALE NË JETËN PUBLIKE”

27. maj 2019.

Bujanoc – Paralelja e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, Universiteti i Novi Sad, më  maj në ora 10, në ambientet e saj organizon tryezë të rrumbullakët me temë: "Pjesëmarrja efektive e pakicave kombëtare në jetën publike".

Në frymën e Rekomandimet e Lundit për Pjesëmarrje Efektive të Pakicave Kombëtare në Jetën Publike, Komesari i Lartë i OSBE-së për pakica kombëtare organizoi një tryezë të rrumbullakët në Paraleles së Fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc. Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e qeverive lokale, akademikë, ekspertë të fushës dhe përfaqësues të Trupit Koordinues.

Tryeza e rrumbullakët do të fillojë në orën 10 dhe 15 me fjalime hyrëse, pasuar nga diskutimi i paneleve "Arsimi shumëgjuhësor si një mënyrë për pjesëmarrje efektive në jetën ekonomike, përvojat e Paraleles së Bujanocit, përparësitë dhe sfidat". Investimet në komunikimin ndërkulturor, konsiderimi i kontributit të mediave dhe teknologjive informative në përmbushjen e nevojave dhe interesave të një shoqërie të ndryshme, si dhe inkurajimet për pjesëmarrje në jetën shoqërore që kontribuojnë në bashkëveprimin pozitiv të komunitetit, janë temat në tryezën e rrumbullakët të cilat do të diskutohen.

Gjuhët e punës të ngjarjes janë gjuha serbe, shqipe dhe angleze.

Burimi: Misioni OSBE-së në Serbi dhe Trupi Koordinues