Arkiva e lajmeve
                   

TRYEZË E RRUMBULLAKËT MBI NEVOJAT KULTURORE TË TË RINJËVE NË PRESHEVË

20. korrik 2017.

Preshevë – Në kuadër të projekteve “Nevojat kulturore të të rinjëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – Si deri tek dialogu”, të cilin e financon UE-ja, Qeveria e Zvicrrës dhe Qeveria e Republikës së Serbisë përmes programit të Progresit Europian, Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të Jugut të Serbisë, në sallën e vogël të komunës së Preshevës është organizuar tryezë në të cilën është biseduar rreth nevojave kulturore të të rinjëve dhe mënyrave për zgjidhjen e tyre. Megjithatë, edhe pse projekti bart emërtimin “nevojat kulturore”, temë kresore në tryezën e organizuar në Preshevë ka qenë pamundësia e punësimit, të cilin të rinjët e shohin si parakusht për arritjen e nevojave të tyre kulturore.

Në tryezën e rrumbullakët kanë marrë pjesë Reshat Neziri, zëdhënës kryetar i komunës së Preshevës, Valon Arifi, drejtor i Vullnetarëve të Bashkuar të Preshevës, aktivistët nga Zyra për të Rinj në Preshevë dhe të rinjët nga partitë politike të cilat veprojnë në Preshevë.

Zëdhënsi i kryetarit të komunës së Preshevës, Reshat Neziri, ka folur rreth nevojave të paknaqëshme të rinisë, arsimimin e tyre joadekuat, si edhe pamundësisë për tu punësuar, përkatësisht rreth mundësisë së punësimit partiak.

Ai mendon se arsimimi adekuat do t`i ndihmonte të rinjëve që më shpejt të arrijnë deri tek punësimi, por se të rinjët nuk mundet t`i arrijnë përshkak të teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Ka folur edhe për problemin e nostrifikimit të diplomave të arritura në Kosovë dhe Metohi, por edhe për mësimin e gjuhës serbe për fëmijët shqiptar, i cili mësim bëhet nga kuadri joprofesional.

 „Arritja e nevojave kulturore është e vështrirë përshkak të mungesës së mjeteve. Përkrahja nga vetqeverisja lokale është simbolike sepse Zyra për të Rinj në Preshevë ka fituar vetëm një milionë dinarë”, tha Neziri.

Ai tha se edhe Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës, përfaqësuesit të të cilit morrën pjesë në tryezën e rrumbullakët, nuk ka përmbushur detyrën e vet për përmirësimin e jetës dhe standardit të qytetarëve.

Drejtori i Vullnetarëve të Bashkuar nga Presheva, Valon Arifi, tha se “Rinisë shqiptare iu është zvogëluar arsimimi adekuat”. Ai shtoi se përgjegjësinë më të madhe për moszgjidhjen e problemit të të rinjëve në Preshevë e bart pushteti lokal, por edhe Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Përfaqësuesi i Trupi Koordinues për jug të Serbisë zyrja në Preshevë, Selami Bektashi, tha se Trupi Koordinues për tetë vite me radhë jep bursa për studentët të cilët nuk mund ta financojnë shkollimin e tyre.

„Në bazë të konkursit të realizuar, janë ndarë 415 bursa në vlerë prej 6.000,00 dinarëve në muaj. Shërbimi i Trupit Koordinues në vitin 2016, ka ndarë 18.774.000,00 dinarë për bursat për nxënësit e shkollave të mesme dhe ka ndarë pajisje shkollore dhe çanta për fatosat nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Në vitin 2016, janë ndarë 14.363.968,41 dinarë për programin e bursave në fakultetet e Universitetit të Novi Sadit, për studentët të cilët kanë regjistruar studimet dhe për ata të cilët kanë vazhduar në vitin e radhës. Momentalisht, 25 studentë marrin bursën e Shërbimit të Trupi Koordinues”, tha Bektashi.

Ai tha se edhe kur bëhet fjala rreth arsimimit, në vitin 2016, Shërbimi i Trupit Koordinues për nevojat e mësimit në Paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, në bashkëpunim me shtypshkronjën e Administratës për Punë të Përbashkëta, ka mundësuar botimin e 13 teksteve shkollore në tirazh prej 50 shembujve”.

„Për herë të parë Trupi Koordinue ka organizuar kursin tremujor të gjuhës serbe për të rinjët e kësaj komune. Shërbimi i Trupit Koordinues sëpari ka organizuar trajnimet për arsimtarët nga shkollat e caktuara fillore në këto tri komuna, pastaj në bashkëpunim me Progresin Europian ka siguruar mjete financiare për tekste shkollore, doracak dhe mjeteve tjera mësimore me qëllim të përmirësimit të arsimit në 16 shkollat fillore në këto tri komuna”, tha Bektashi dhe shtoi se janë përkrahur edhe projektet e shoqatave të qytetarëve dhe se Shërbimi i Trupit Koordinues “në periudhën e ardhshme do të vazhdoj aktivitetet në lidhje me përmirësimin e kualitetit të arsimit në komunat multientike në jugun e Serbisë”.

Të rinjët nga partitë politike të cilat janë aktive në Preshevë si problem më të madh e kanë theksuar punësimin.

Dialogu rreth nevojave kulturore dhe egzistenciale të rinisë është hapur, pastaj janë bërë pyejte për aktivizimin e rinisë, përkatësisht mënyrës në të cilët të rinjët kanë nisur që të marrin pjesë jo vetëm në jetën kulturore në Preshevë, por edhe në të gjitha fushat.

Është konkluduar se Qeveria e Republikës së Serbisë dhe vetqeverisja lokale duhet të marrin përgjegjësi për këtë.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues