Arkiva e lajmeve
                   

Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë edhe këtë vit ndan 60 milion dinarë mjete të pakthyeshme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe kooperativave bujqësore.

10. maj 2013.

Shërbimi i trupit Koordinues i fton të gjithë sipërmarrësit e interesuar në prezentimin e programit ekonomik për ndarjen e subvencioneve.

Prezentimi do të mbahet:

 të martën më 14. maj, në orën 12 në sallën e  Kuvendit Komunal në Bujanoc,

të martën më 14. maj, në orën 14 në sallën e  Kuvendit Komunal në Preshevë,

të mërkurën më 15 maj, në orën 10, në sallën e Kuvendit Komunal në Medvegjë.

Qëllimi i këtij programi është që të ndihmohet zhvillimi ekonomik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe hapja e vendeve të punës.