Arkiva e lajmeve
                   

TRUPI KOORDINUES NDIHMON MBJELLJET PRANVERORE NË FSHATIN LEVOSOVË

2. qershor 2010.

Kryetari i trupit Koordinues Milan Markoviq, të premten e kaluar vizitoi fshatin Levosovë të komunës së Bujanocit. Së pari bisedoi me anëtarët e kooperativës bujqësore ,,Jug Levosoje’’. Kjo kooperativë bujqësore është shembulli më i mirë i bashkëpunimit multietnik në mes Shqipëtarëve dhe Serbëve. Kooperativistët në konkursin e shpallur nga ana e Trupit Koordinues kanë fituar mjete finansiare për riparimin e mekanikës bujqësore si dhe për mbjelljen pranverore. Ministri Markoviq fshatarëve u propozoi bashkëpunimin me qumështoren e Shabacit, i inkurajoi që të kërkojnë ndihmë nga Trupi Koordinues i cili është gjithmonë i gatshëm t’u dalë në ndihmë kërkesave të tyre në bashkëpunimin multietnik.

Gjatë vizitës së tijë në Levosovë, ministri Markoviq vizitoi edhe shkollën fillore ,,Vuk Karaxhiq’’. Duke marrë parasyshë që kjo shkollë nuk ka sallën e sajë të edukatës fizike, ministria e pushtetit lokal dhe e vetëqeverisjes lokale do të finansojë dokumentacionin projektues për ndërtimin e kësaj salle.
Ministri u premtoi shkollës në asfaltimin e terenit në oborrin e sajë si dhe rreth rregullimin e kuzhinës shkollore.