Arkiva e lajmeve
                   

TRUPI KOORDINUES KA SHËNUAR 15 VJETORIN E EGZISTIMIT

17. dhjetor 2015.

Takim pune me rastin e shënimit të 15 vjetorit të egzistimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Beograd – Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dje ka mbajtur takim pune me rastin e shënimit të 15 vjetorit të egzistimit të tij. Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, ka thënë se ky trup ka arritur që ta stabilizoj situatën politike dhe të krijoj rezultate të mira në këtë pjesë të Serbisë.

Stankoviq ka thënë se Trupi Koordinues ka mundësuar kontakte të shpeshta në mes vetqeverisjeve lokale dhe organeve shtetërore, por edhe një numër të madh të aktiviteteve të realizuara.

Kur bëhet fjalë rreth vitit të kaluar, Stankoviq ka rikujtuar se janë ndërtuar dhe renovuar shumë objekte, si ndërtesa në Bujanoc për paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, qendra në këtë qytetet, rrethrrotullimi, materniteti në Preshevë, fillimi i rregullimit të shtratit të Lumit të Tërnocit etj.

„Në periudhën e kaluar janë kryer punë të mëdha kryesisht në ndërtimin e objekteve infrastrukturore, rrugëve, rrjetit të kanalizimeve dhe ujit…”, ka thënë Stankoviq.

I pyetur se çka është duke ndodhur me tekstet në gjuhën shqipe, Stankoviq ka thënë se rreth kësaj dje nuk është biseduar, mirëpo ka kujtuar se në periudhën e kaluar është dakorduar që të rrespektohet ligji në lidhje me atë se si tekstet do të zbatohen në planin dhe programin mësimor.

„Arsyeja është se në këtë hapësirë nuk ka numër të mjaftueshëm të teksteve në gjuhën shqipe, si dhe disa tekste nuk i plotësojnë kriteret, mirëpo ne si Trup Koordinues, në asnjë mënyrë nuk kemi qenë të njoftuar nga ana e Këshillit Nacional të Shqiptarëve kur kontigjeti me libra ka ardhur në kufi”, ka thënë Stankoviq.

Sipas fjalëve të tij, ai dje ka porositur përfaqësuesit shqiptarë që të tregojnë nëse dëshirojnë që në vitin 2016, ta zgjidhin problemin me tekstet.

„Pastaj, ne pas Vitit të Ri do të inicojmë tek Ministria e Arsimit që të fillohet me zgjidhjen definitive të problemit me tekstet për nxënësit shqiptarë”, ka thënë Stankoviq.

Duke folur rreth 15 vjetorit të egzistimit të Trupit Koordinues, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka theksuar se arsyeja se pse ky organ ende egziston është shenjë shumë pozitive që Qeveria e Republikës së Serbisë ka qëllim t’i zgjidh problemet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ai ka shtuar se edhe në 15 vitet e shkuara shumë është punuar në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, rrjetit të ujit dhe kanalizimit, si dhe në fushën e elektrofurnizimit, siç ka thënë ai kjo gjë që ka ndikuar indirekt në zvogëlimin e ndryshimit të zhvillimit ekonomik.

Megjithatë, Mustafa ka konstatuar se kanë mbetur edhe shumë probleme të pazgjidhura, pikë së pari nga fusha politike, të cilat siç ka thënë ai kanë çuar deri tek konflikti i armatosur në vitin 2000 dhe 2001.

„Nuk është vetëm faji i Trupit Koordinues, por mosangazhimi mund të vendoset edhe në barrë të secilës përbërje të deritashme të Qeverisë së Serbisë“, ka deklaruar Mustafa, i cili ka thënë se ajo nuk tregon gadishmëri që t`i zgjidh problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai ka theksuar se nuk është zgjidhur problem i përfshirjes së shqiptarëve në organet shtetërore dhe ai vuri në dukje faktin që librat në gjuhën shqipe mbahen në kufi.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka theksuar se shumë është punuar kur bëhet fjalë për zhvillimin e infrastrukturës dhe sigurisë, por edhe se situata është “në zero”, po nëse mirret parasysh zhvillimi ekonomik.

„Kjo shkon në dëm të shqiptarëve dhe serbëve të cilët jetojnë aty. Duhet sëbashku të punojnmë në zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen e shqiptarëve në organet shtetërore”, ka thënë Arifi.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka thënë se qëllimi i vetqeverisjes lokale është që të avansoj situatën në komunë në mënyrë që të ndalohet zhvendosja e të rinjëve serbë dhe shqiptarë dhe ka shtuar se pret ndihmën e madhe të Trupit Koordinues për zgjidhjen e këtij problemi.

“Para së gjithash presim që rruga magjistrale Leban-Medvegjë t`i ofrohet fundit, çka është prioritet, por presim edhe rimëkëmbjen e zonës industriale dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka thënë Arsiq.

Deputeti popullor në Kuvendin e Serbisë, Nenad Mitroviq, ka thënë se këtë vit për jugun e Serbisë përmes Trupit Koordinues do të sigurohen 256 milionë dinarë.

„Nga këto mjete shumë çka do të punojmë në çështjen e infrastrukturës, bursave të nxënësve, por edhe në çësthjen e subvensioneve të pakthyeshme ekonomike”, ka thënë Mitroviq.

Deputetet Riza Halimi, Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje.

Burimi: Tanjug, Politika, RTS, Beta, FoNet dhe Trupi Koordinues