Arkiva e lajmeve
                   

TRUPI KOORDINUES KA PUBLIKUAR KONKURSE TË REJA PËR FINANSIMIN E PROJEKTEVE NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

5. mars 2010.

Shërbimi i Trupit Koordinues më 5 mars ka publikuar dy konkurse të reja për finansimin e projekteve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Është shpallur konkurs për projekte të shoqatave të qytetarëve për ndihmë qytetarëve në rajonin e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për vitin 2010 në të cilat projekte kanë të drejtë të konkurojnë shoqatat e qytetarëve të cilat janë të regjistruara në teritorin e republikës së Serbisë dhe të cilat shoqata i dorëzojnë projektpropozimet në bazë të udhëzimeve për paraqitjen e propozimprojekteve. Me këtë konkurs është paraparë suma e finansimit prej 5.000.000,00 dinarë, ndërsa shuma maksimale për finansim të ndonjë projekti është 500.000,00dinarë.

Teksti i konkursit

Udhëzimet për paraqitjen e propozimprojekteve

Modeli për paraqitjen e projektpropozimeve

Formulari mbi buxhetin e projektit


Shërbimi i Trupit koordinues ka shpallur konkurs për finansimin e projekteve në suaza të Programit për shpërndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për programet mbi sendërtimin dhe përmirësimin e të drejtave të pakicave për vitin 2010 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Të drejtë konkurimi kanë të gjitha shoqatat e qytetarëve, organizatat joprofitabile si dhe personat juridik. Për këtë konkurs janë ndarë mjete për finansim në një shumë prej 12.000.000,00 dinarësh ndërsa për finansimin e ndonjë projekti nuk është paraparë limiti i mjeteve.

Teksti i konkursit

Udhëzimet për paraqitjen e propozimprojekteve

Modeli për paraqitjen e projektpropozimeve

Formulari mbi buxhetin e projektit


Propozimprogramet dhe projektet me të cilat konkurohet për finansim në bazë të këtyre konkurseve duhet të dërgohen në Trupin Koordinues deri më 31. mars të vitit 2010. në ora 16:30.