Arkiva e lajmeve
                   

TRUEZË E RRUMBULLAKËT “NEVOJAT KULTURORE TË TË RINJËVE NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË – SI DERI TEK DIALOGU”

18. korrik 2017.

Bujanoc – Në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, dje është mbajtur tryezë e rrumbullakët në të cilën janë prezentuar anketat në të cilën kanë marrë pjesë 105 të rinj, të moshës 18 dhe 28 vjeçare. Anketën e ka realizuar Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të Jugut të Serbisë në Leskoc, në kuadër të projektit “Nevojat kulturore të të rinjëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – Si deri tek dialogu”, i cili përmes programit të Progresit Europian është financuar nga UE-ja, Qeveria e Zvicrrës dhe Republika e Serbisë.

Në tryezën e rrumbullakët kanë marrë pjesë përfaqësuesit e administratës komunale, programit të Progresit Europian dhe disa këshilltarë të kuvendit lokal.

Pjesëmarrësit e anketës nga këto tri bashkësi nacionale lokale mendojnë që ngjarjet kulturore në komunën e Bujanocit mund të jenë edhe më kualitative.

Të rinjët e anketuar të nacionalitetit serb, shqiptar dhe rom kanë theksuar se përgjegjëse për këtë gjendje është pushteti lokal.

Njëri nga pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët, shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Rahim Salihi, mendon që vetqeverisja lokale ka përfshirë mjaftueshëm të rinjët në krijimin e ngjarjeve në mjedisin e tyre.

 

Ai si shembull mori këshilltarët e rinj të KK, angazhimin e të rinjëve në kuadër të programit të praktikës profesionale, si edhe bashkëfinancimin e ideve kreative dhe projekteve të përfaqësuesve të të rinjëve në komunën e Bujanocit.

Ndihmësi i kryetari të komunës Boban Pavlloviq theksoi se këtë vit nga buxheti komunal janë ndarë 25,5 milion dinarë për avansim profesional të kuadrove të reja, 10 milionë dinarë për fillestar ose për ata të cilët kanë firmën e vet, përveç 23 milionave subvensione për bujqësi, 1,7 milionë dinarë për shoqëri kulturoro-artistike etj.

Miodrag Milkoviq, zëdhënsi i shefit të grupit të këshilltare të koalicioneve rreth SNS në KK të Bujanocit, ka treguar mungesën e mjeteve buxhetore prej një përqind të dedikuara për kultur, si edhe në mungesën e mosegzistimit të mjeteve kthyese mbi harxhimet e mjeteve për aftësim profesional.

Milkoviq theksoi se është e nevojshme realizimi i kushteve strategjike për vende të reja të punës dhe që të vij kur të zvogëlohet aparati shtetëror.

Shefi i grupit këshilltarëve të PVD në KK të Bujanocit, Ragmi Mustafa, ka rikujtuar se pushteti lokal nuk ka harruar të rinjët duke marrë parasysh se që nga viti 2010, është themeluar Zyra për të Rinj.

Qëllimi i projektit “Nevojat kulturore të të rinjëve” në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë – Si deri tek dialogu?”, ka qenë zhvillimi dhe promovimi i dialogut ndëretnik dhe interkulturor për arsye të rritjes së kohezionit të bashkësisë, ndërsa posaçërisht në mes të rinjë serb, shqiptar dhe rom në tri këto komuna.

Rezultatet e këtij projekti janë publikuar në broshurë e cila është promovuar në tryezën e djeshme.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues