Arkiva e lajmeve
                   

TRIBUNË PËR PROBLEMET E PAKICAVE

21. tetor 2013.

Vranjë – Tribuna seriale për problemat e pakicave në jug të Sërbisë fillon më 21.tetor në Bujanoc dhe Preshevë, në kuadër të fushatës publike “Ne – Aty” e cila i është dedikuar në zhvillim e vedisimit të qytetarve në kuptim pët rrespektimin e të drejtave të pakicave.

E para nga seria e planifikimit të tribunave do të mbahet në orët e edukatës qytetare në shkollën e mesme “Sveti Sava” në Bujanoc dhe në gjimnazin “Skenderbeu” në Preshevë, do të mere pjes edhe kryetari i Shoqatës së pavarur të gazetarve në Sërbi dhe drejtori lokal i të pavarurës javore “Gazeta e Vranjane” Vukashin Obradoviq.

Pjesmarrësit do ta kenë rastin që nëpërmjet dijalogut të hapur të kuptojnë më shumë rreth konflikteve të cilat kanë ndodhur deri në fund të 1990-tës në gjithë hapsirat e Sërbisë jugore.

Në muajët e ardhshëm do të mbahen 12 tribuna në të cilët ekspertët do t’ia prezentojnë pjesmarrësve mënyrën se si mundë të ndikojnë në përmisimin e pozitës të pakicave në gjashtë shkolla të mesme në katër komuna të jugut  Sërbisë.

Fushata “Ne – Aty” ka filluar me kremtimin e Ditës së paqes Botrore, 21. shtator, në ekspozitën e fotografis personale “Tregimet e luftës” në Bujanoc.   

“Në ekspozitë janë prezentuar fotografitë e autores Marija Jankoviq nga Beogradi e cila direkt merret me temën e luftës, rrespektivisht me konfliktet e luftës të pakuptimta”, ka thënë Nikola Janjiq nga organizata “Generator” e cila e realizon këtë projekt.

Përndryshe, fushata realizohet në kuadër të projektit “ Brazomë!“ e cila ka filluar në prill të vitit 2013, kurse zgjatë një vitë, në teritorin e komunës Preshevës, Bujanocit, Vranjës dhe Vladiçki Hanit.

Projekti merret me grupet e pakicave të cilat janë më të diskriminuara në jug të Sërbisë, pakicave etnike, grave, popullatën LGBT dhe personave me aftësi të kufizara. 

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues