Arkiva e lajmeve
                   

TRIBUNA RRETH NGJAJSHMËRIVE TË GJUHËS SERBE DHE SHQIPE – DIVERSITETI SI PASURI

14. mars 2018.

Bujanoc – Organizata për Zhvillim dhe Demokraci në Bujanoc, në kuadër të projektit “Hajde të njoftohemi, hajde që të jemi tolerant”, ka organizuar tribunën “Ngjajshmëritë linguistike të gjuhës serbe dhe shqipe”.

Projekti realizohet përmes përkrahjes së Misionit të OSBE-së në Serbi, ndërsa siç ka thënë në fjalën përshëndetëse zëdhënësi i shefit të Misionit të OSBE-së, Xhosef Melot, kjo organizatë ndërkombëtare punon intensivisht në parandalimin e secilit lloj të radikalizmit dhe ekstremizmit, duke përkrahur projektet të llojit të këtill.

Rreth ngjajshmërive të gjuhës serbe dhe shqiper kanë folur Aleksandar Nikoliq, arsimtar i gjuhës serbe në shkollën fillore “Branko Radiçeviq”, Jellena Rangjelloviq, profesor i gjuhës serbe si gjuhë joamtare në shkollën e mesme “Sveti Sava” në BUjanoc dhe Enkel Rexhepi, arsimtar i gjuhës shqiper në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.

„Sigurisht që egzistojnë ngjajshmëritë e dy gjuhëve, sepse jetojmë njëri pran tjetrit, ndërsa sa më shumë që ta njohim gjuhën e atyrëve me të cilët jetojmë – më mirë do të jetojmë”, tha Nikoliq dhe sqaroi se ngjajshmëritë pasqyrojnë edhe përdorimin e numrit të madh të turqizmave.

 „Dialekti i Prizrenit dhe Timonik i gjuhës serbe, i cili flitet në këto mjedise, është më së shumti në kontakt me gjuhën shqipe, ndërsa përveç një numri fjalëve nga gjuha turke, nuk duhet menjanuar ndikimin e fjalëve moderne, të cilat janë bërë të zakonshme dhe të kuptueshme për të dy palët”, përfundoi Nikoliç.

Profesoresha Jelena Randjeloviç, duke folur për ngjashmëritë, tha se në të dyja gjuhët lexohet ashtu siç është shkruar.

"Gjuha shqipe ka 36 shkronja, prandaj ato gjashtë zanore që nuk janë në serbisht dhe fonetika e tyre janë më së shpeshti problematike gjatë mësimit të gjuhës shqipe", tha Randjeloviq, duke iu drejtuar audiences se duhet që të "mësojnë të dy gjuhët, njohin kulturën e njëri tjetrit, këtu është pasuria jonë. "

Përveç nxënësve të shkollave serbe dhe shqipe, në këtë tribunë morën pjesë edhe përfaqësues të qeverisjes vendore, Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj dhe të Zyrës së OSBE-së në Bujanoc.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues