Arkiva e lajmeve
                   

TRI “OSKARE TË CILËSISË” PËR MEDVEGJËN

14. nëntor 2018.

Medvegjë - Në ceremoninë e Odës Ekonomike të Serbisë në kuadër të Forumit të 27-të të Cilësisë dhe Ekselencës së Biznesit në vitin 2018, komuna e Medvegjës mori tre "Oskare të Cilësisë", çmimin të cilin e jep Fondacioni për Kulturën e Cilësisë dhe Ekselencës së Biznesit - FQCE.

Nga shumë komuna dhe qytete që aplikuan për çmimin prestigjioz, Medvegja fitoi tre nga përsosmëria e saj në fushat e lidershipit, burimeve njerëzore dhe marrëdhënies ndaj shoqërisë.

Ceremonia dhe shpallja e çmimit të „Oskarit të kualitetit“ u ndoq edhe nga kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq dhe ekipi i tij, të cilët punuan shumë për të përmirësuar cilësinë e punës në Administratën Komunale të Medvegjës.

Ndihmësi i ministrisë së ekonomisë, Aleksandar Starçeviq, gjatë dhënies së çmimit, theksoi se komunës e Medvegjës është një shembull se si një komunë e vogël po lufton me standardet për të rritur cilësinë e produkteve dhe shërbimeve për përfituesit

Kryetari i kësaj komune vuri në dukje se ndjenja e vetme e cila është  nga krenaria është tek bashkëpunëtorët e tij dhe ekipi i tij, dhe mbi të gjithë banorët e Medvegjës që e meritojnë më shumë këtë çmim dhe i dedikohen atyrëve.

"Gorda dhe komuna krenare në jug të Serbisë, ku banorët bëjnë rrugët prej guri gjysmë të çmuar, të pasura me ujëra mineral, me më shumë se një ton ari të shtrirë në atë vend. Përveç pasurisë së saj natyrore, njerëzit janë thesari ynë më i madh, njerëzit e nderuar të Gornja Jabllanica me mikpritjen dhe mirësjelljen e tyre e kanë mirutar këtë mirënjohje", tha Arsiq.

Ndarja e Oskarit të Cilësisë është një manifestim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe përfaqëson kurorën e vlerësimit të të gjitha aktiviteteve për të përmirësuar cilësinë e punës në sektorin real dhe privat gjatë një viti.

Juria e përbërë nga përfaqësues të organizatave shtetërore, shkencore dhe profesionale vlerësoi rezultatet në bazë të nëntë kritereve: udhëheqja, strategjia dhe politika, burimet njerëzore, partneriteti dhe burimet, proceset, produktet dhe shërbimet, kënaqësia e klientit, kënaqësia e punonjësve, marrëdhënia ndaj shoqërisë dhe rezultatet e biznesit.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues