Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIMI PËR TË RINJTË NË NIVEL LOKAL

1. gusht 2012.

Të rinjtë në Bujanoc dhe Preshevë kanë marrë qendra rinore, të cilat duhet ti mundësojn të arrijnë shpejt pavarsinë ekonomike si dhe pjesmarrje të madhe, potenciale në vendimarrjen në vetëadministrimin lokal.

"Ideja ishte të krijojmë një hapsirë për të tubura të rinjtë dhe njerzit kreativ, për t'i dhënë atyre mundësin për të mësuar diqka të re. Në të njejtën kohë, qëllimi jonë është që ti inkurajojmë që aftësit e tyre të i tregojnë në praktik.Ata do të kenë mbështetjen tonë në çdo gjë që e bëjnë” tha Maja Miçiq, drejtoresh e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Në kuadër të programit qendra rinore, të rinjve në këto komuna do ti afrohet një praktik nëpër organizatar shoqrore civile, të ndjekin kurse të gjuhëve të huaja dhe informatikës, trajnime që ka të bëjnë me gazetarinë si dhe pjesmarrjen në puntori (seminare) “Si të filloj biznesin timë ”

“Të rinjtë në Bujanoc dhe Preshevë, i rekomandojmë se kanë një mundësi që nëpërmjet edukimit të tyre aktivitetit dhe mbështetjen që do të kenë nga ki program, do ti marrin gjërat për ti drejtuar më mirë në mjedisin e tyre,” tha Bogdan Gavanski, ushtrues detyre i drejtorit të Institutit për Komunitete të Qëndrueshme, dhe kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, premtoi se do të kenë mbështetjen e autoriteteve lokale dhe i bëri thirrje të rinjve për të kapur mundësin e ofruar.