Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIMI PËR MISIONIN PAQËSOR NË BAZËN USHTARAKE “JUG”

15. maj 2014.

Bujanoc – në përputhje me qëllimin strategjik që baza “Jug” e Ushtris së Sërbisë (US) do të bëhet qendër ndërkombëtare për trajnime të ushtarve nga vendet e rajonit për misione paqësore nën kujdesin e UN, në qershor do të mbahen ushtrime të përbashkëta në të cilën përveq Ushtris të Sërbisë do të marrin pjes edhe armata e SHBA-ve, Shqipërisë, Azarbejxhanit, Maqedonisë, Rumanis, Sllovenis dhe Kroacisë.

Me këtë rast atasheu ushturak nga ambasada e SHBA-ve në Sërbi Poll Brocen, së bashku me përfaqsuesit e Gardës KOmbëtare të Ohajos, kanë biseduar me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin në teritorin që ndodhet kjo qendër moderne e ushtris për trajnime.

 “Në bazë të përgatitjeve për këto ushtrime ushtarake, kamë marrë informacionet për planet që me kohë të i informojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë dhe që ti ikim çfardo mosmarveshje”, ka thënë Arifi.  

Për veq antarëve të ushtris nga rajoni në ushtrime do të marrin pjes edhe 75 marinsa dhe 5 oficier të Gradës Kombëtare Ohio,  me qëllim të testimit të shkathtësive ushtarake për operacione në misione paqësore.

Baza ushtarake “Jug” kishte filluar të ndërtohet pas luftës ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) kundër forcave të siguris të shtetit në vitin 2001, është qendër modern për trajnim ku deri më tani janë trajnuar atarë të US. Baza “Jug” i përfshin edhe disa mini baza për rreth vijës administrative me Kosovën dhe Metohin zonë e sigurisë, ku gjinden në hapsirat e komunës Bujanocit dhe Preshevës.

Burim:Danas dhe Trupi koordinues