Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIMI PËR AVOKIM PUBLIK PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

2. dhjetor 2019.

Forumi I aksionit civil Forca,si dhe qendra e burimeve lokale organizon trajnim për avokim publik.

Trajnimi do të mbahet në Ivanjica nga 6 deri në 8 dhjetor, ndërsa të interesuarit mund të aplikojnë për të marrë pjesë në të në https://gradjanske.civicatalyst.org/javno_zupupanje_FoRca

Qëllimi i trajnimit është të sigurojë njohuri dhe udhëzues për organizatat e shoqërisë civile në tejkalimin e problemeve më të zakonshme me të cilat përballen në punën e tyre të përditshme, si dhe t'u mundësojë atyre që të krijojnë marrëdhënie më të forta dhe më të mira me vetëqeverisjet lokale dhe subjekteve të tjera relevante.

Trajnimi për avokim publik do të zhvillohet përmes seancave interaktive, gjatë së cilës përfaqësuesit e OSHC që marrin pjesë në seanca do të marrin informacione kryesore dhe këshilla praktike për tema të ndryshme të rëndësishme për punën e tyre, siç janë avokimi publik, financimi transparent i programeve dhe projekteve të shoqatave dhe përfshirja e OSHC në proceset e vendimmarrjes.

Avokimi publik përfshin një seri aktivitetesh që synojnë të ndikojnë në vendimet e marra nga organet qeveritare, institucionet ndërkombëtare ose organizata të tjera të fuqishme. Avokimi synon të ndikojë në rezultatet, përfshirë vendimet e politikave dhe shpërndarjes së burimeve.

Burimi: Iniciativa Qytetare dhe Trupi Koordinues