Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIMI I AVANCUAR PËR ARSIMTARËT E LËNDËS SË GJUHËS SERBE SI GJUHË JOAMTARE

31. maj 2016.

Bujanoc – Në kuadër të projektit „Zbatimi i rekomandimeve për avansimin e gjuhës serbe si gjuhë joamtare në shkollat fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë“, në Paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, është organizuar trajnimi i avancuar për arsimtarë. Ata gjatë vitit shkollor 2014/2015, kanë kaluar ciklin e parë të trajnimit. Në bashkëpunim me Sekretariatin Krahinor për Arsim, Rregulla, Administratë dhe Pakica Kombëtare – bashkësi kombëtare dhe Entin Pedagogjik të Vojvodinës, në këto trajnime kanë marrë pjesë edhe arsimtarët të cilët e realizojnë të njejtën lëndë në territorin e KA Vojvodinës.

Trajnimi i anvacuar katërditor ka qenë i fokusuar në tezat e analizës gramatikore të diturive gjuhësore në katër shkathtësi: dëgjim, lexim, shkrim dhe të folur. Tezat kanë përfshi njoftimin e arsimtarëve me domenet e diturive për secilën shkathtësi, transferimin e njohurive, gjetjen e materialeve për trajnim si dhe vlerësimin dhe testimin e secilës aftësi në përputhje me Kuadrin e Përbashkët Europian për Gjuhë të Gjalla.  

Testimi i parë i nxënësve pas fillimit të realizimit të programit është kryer në shtator të vitit 2015, i dyti në fund të muajit shkurt 2016, ndërsa testimi i tretë është kryer pas trajnimit përparimtar, pra më 31 maj 2016.

Projektin e realizon Trupi Koordinues me përkrahjen e Ambasadës së Britaniësë së Madhe, Zyrës së Komesares së Lartë për Pakica Kombëtare, Programit të Progresit Europian dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik.

Burimi: Trupi Koordinues