Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIMET PËR PUNË

23. nëntor 2016.

Beograd – Dhjetë komuna nga juglindja dhe jugperendimi i Serbisë përmes mbështetjes së UE-së dhe Qeverisë së Zvicrrë, përmes programit zhvillimor të Progresit Europian, do të realizojnë programet për avansimin e diturive dhe aftësive për qëllim të rritjes së punësimit për qytetarët të cilët i takojnë grupeve të cenueshme të banorëve.

Në komunikatë të programit zhvillimor të Progresit Europian thuhet se do të organizohen praktikat dhe trajnimet profesionale të planifikuara me planet lokale aksionare.

 “Përveç se do të zvogëlohet papunësia në komuna, veçanërisht në mesin e popullatës të cenueshme, UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës duke përkrah këto projekte do të kontribuoj në zvogëlimin e pabarazisë në mes ofertës dhe kërkesës me kuadrot në tregjet lokale të punës”, tha udhëheqësi i programit të Progresit Europian, Grem Tyndal.

Me këtë program është e përfshirë Aleksinca, Babushinca, Bella Pallanka, Dolevaci, Ivanjica, Prijepola, Prokupla, Sjenica, Tërgovishta dhe Vraja.

Trajnimet për punësim do të realizohen edhe në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Burimi: Progresi Europian dhe Trupi Koordinues