Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIM PËR RAPORTIM DHE EVALUIM TË PUNËS NË PROJEKTET MEDIALE

27. mars 2019.

Bujanoc - Në ambientet e OSBE-së në Bujanoc, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Informacionit dhe Trupin Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, u organizua trajnimi për raportimin dhe vlerësimin e punës në projektet e medias. Pjesëmarrësit u përshëndetën nga Giacomo Bozizio, udhëheqësi i Zyrës së OSBE-së në Bujanoc dhe Tamara Millosheviq-Grbiç, ndihmëse e drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues.

Trajnimi është një vazhdim i punës së vitit të kaluar dhe trajnim për shkrimin e projekteve të medias që kanë dhënë rezultate pozitive. Këtë herë ishte drejtuar për raportimin dhe vlerësimin e punës në projektet e medias dhe mbështetjen e prodhimit të përmbajtjes mediatike në interes të publikut me qëllim të përmirësimit dhe avansimit të raportimit të medias në këto komuna me qëllim rritjen e cilësisë së informacionit.

Trajnimi profesional dhe përmirësimi i njohurive lidhur me raportimin dhe vlerësimin e punës në projektet e mediave u prezantua nga Borka Rajshiq, këshilltare e pavarur dhe Dragica Blagojeviq, këshilltare në Ministrinë e Kulturës dhe Informacionit.

Përveç gazetarëve nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në trajnime morën pjesë edhe gazetarë nga Vraja, si dhe dy përfaqësues nga këto komuna.

Bashkëorganizatorët Ministria e Kulturës dhe Informacionit, OSBE dhe Trupi Koordinues u pajtuan që edhe në të ardhmen të organizojnë punëtori të ngjashme për të kontribuar në cilësinë e lartë të projekteve të medias në këto komuna.

Burimi: Trupi Koordinues