Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIM PËR MËNYRËN AFARISTE TË TË MENDUARIT – METODOLOGJIA CEFE

11. dhjetor 2018.

Cila është mënyra e të menduarit që karakterizon sipërmarrësit e suksesshëm? Cilat janë aftësitë themelore, qëndrimet dhe aftësitë të cilat ata duhet t`i posedojnë?

Ka shumë sfida, probleme dhe pengesa që ndërmarrësit përballen nga dita në ditë me rastin e zhvillimit të biznesit personal. Nisja e biznesit tuaj nuk është një detyrë e lehtë, por një gjë është e sigurtë – mbrapa çdo kompanie të mirë duhet të qëndrojë edhe një sipërmarrës i mirë.

Me këtë rast, organizohet një trajnim njëditor i quajtur Mënyra biznesore e të menduarit (Enterprenurial Mindset), i cili krijohet sipas metodologjisë CEFE. Trajnimi do të mbahet të hënën, më 17 dhjetor nga ora 15:00 deri në ora 20:00, në Rektoratin e Universitetit të Novi Sadit.

CEFE (Competency based Economies through Formation of Enterprise) paraqet një metodologji për trajnimin dhe zhvillimin e sipërmarrësve, menaxherëve dhe punonjësve me qëllim të zhvillimit dhe përmirësimit të aftësive të tyre menaxheriale dhe personale. Kjo metodologji është zhvilluar që nga viti 1980 dhe konsiderohet si një nga metodat më të suksesshme për mësimin e të rriturve dhe zhvillimin e biznesit.

Procesi i mësimit të metodologjisë CEFE bazohet në katër dimensione: njohuri, qëndrime, shkathtësi dhe shprehi. Të gjitha potencialet dhe energjia kreative e individëve janë të orientuara drejt zhvillimit të biznesit, përmirësimit të aftësive dhe krijimit të sipërmarrësve të rinj.

Numri i vendeve është i kufizuar në 25 pjesëmarrës dhe aplikimet janë të obligueshme.

Regjistrimi bëhet përmes e-mailit inovacijenadelu@gmail.com

duke i dërguar këto të dhëna:

• emri dhe mbiemri;

• emri i kompanisë suaj (nëse keni)

• motivimi juaj për të aplikuar për këtë trajnim.

Burimi:  NajStudent.com dhe Trupi Koordinues