Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIM ONLINE PËR ADMINISTRATËN E QYTETIT

24. janar 2014.

Leskoc- Vranjë- Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave (KPQK), me ndihmën e USAID-it, ka nisur për herë të parë trajnimin online (përmes internetit) për rreth 80 të punësuarve në adminisratat komunale të Serbisë.

Trajnimi do të zgjat 10 javë, i filluar nga 27 janari deri 7 prill të këtij viti, i dedikuar për të punësuarit e 32 qyteteve dhe komunave të Serbisë, të cilët merren me zhvillimin ekonomik lokal, ku bëjnë pjesë edhe komunat e Bujanocit dhe e Preshevës.

Temat të cilët të  trajnuarit gjat trajnimit dhjetë javor do të dëgjojnë janë : kuadri ligjor dhe institucional për zhvillimin ekonomik lokal, tërheqjen e investimeve dhe ndihma e bizneseve ekzistuese, instrumentet për zhvillimin ekonomik lokal dhe partneritetit publik-privat.


Avantazhi i kësaj mënyre të të mësuarit është për të lehtësuar punën e pjesëmarrësve të cilët janë nga vendet e ndryshme, duke i siguruar kursime të konsiderueshme financiare. Përveç kësaj, në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon kohën nga fillimi i trajnimit të orientues në praktikë.

E- trajnimi i përmendur, organizohent në kuadër të projektit „Zhvillimi ekonomik lokal- përgjegje arsimore“, të cilin e finanson USAID-i, projekt i qëndrueshëm për zhvillim lokal, ndërsa e zbaton KPQK-ja.

Qendra për trajnim është KPQK-ja e cila deri tani ka organizuar numër të madh të trajnimeve klasike për tema të ndryshme si qëllim i të cilëve është zhvillimi i qyteteve dhe komunave, të cilët trajnime 5 vitet e fundit i kanë kaluar më shumë se 8.000 të punësuar në administratat e qyteteve dhe komunave.

 Prej këtij viti rëndësi të vaçant do ti kushtohet organizimeve të trajnimeve prej së largu, me qëllim për të arritur një numër më të madh të interesuarve dhe për të mundësuar atyre të fitojnë aftësitë e nevojshme për të menaxhuar në mënyrë efektive zhvillimin ekonomik në komunitetet lokale.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues