Arkiva e lajmeve
                   

Tomas Mur,Zavendës shef i misionit OSBE-së në Sërbi

13. korrik 2012.

Cfar situate në jug të sërbisë i leni pasardhësit,pasi që së shpëjti do të largoheni nga vendi jonë?Me qka jeni të kënaqur deri tani,cila pjesë në jug të Sërisë për mendimin tuaj,ka hapsirë për përmirësim?

"Zyra e misionite të OSBE-së ka qenë e pranishme në jug të Serbisë nga viti 2001.Nga ndihma e formimit policisë multietnike,trajnimeve për gazetari,mbështetje për autoritetet lokale multietnike,kemi ardhur deri te hapja e Universitetit ekonomik në Bujanoc.Këtë e kisha nda si përpjekje shum vjecare e qeverisë së Sërbisë dhe partenerëve të saj në këtë punë dhe një hërë tregojnë se prioriteti është në progresin ekonomik dhe zhvillimet në arsim.Në anën tjetër më duket se shkollat fillore dhe të mesme janë të ndara etnikisht dhe se nevojitet një lloj plan veprimi për integrimin e arsimit në atë nivel.

Përfitimi është reciprok,për të gjitha bashkësit në jug të Sërbisë dhe sidomos për ë rinjtë shqipëtar të cilët nuk flasin mjaft mirë,gjuhën e vendit të vetë.Kur kam përbledhur punën e tërë në jugë të sërbisë do të thosha se është larg zhvillimeve pozitive,por sigurusht mbetet shumë për të bërë,si gjithmon ka vende për përmirësim.Investimet në infrastrukturë në jug, si dhe krijimi i vendeve të punës, si kudo në Serbi, është aktualisht një çështje e djegur.

Gjithashtu integrimi i pakicave dhe përfaqësimin e tyre në cilsinë e institucioneve shterore kërkon mbështetje te konsiderushme nga qeveria e sërbis.Në anën tjetër,puna e këshillit nacional mundet dhe duhet te luaj një rol të rëndësishëm në promovimin e e të drejtave të shqipëtarëve në sërbi.Këshilli duhet të bëjë perdorimin e plotë të kompetencave te ligjit  për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e bashkësive që përfaqëson,dhe për të ndihmuar në integrim dhe të njejtën kohë për të ruajtur trashegimin kulturore."

Pas mbledhjes konstituive në kuvendin komunal në Bujanoc më 8 qershor,liderët e partive shqipëtare të cilët kan mbetur në opzitë  thanë për atë se nuk janë,si deri tani,të jitha partitë shqipëtare kan hyr në pushtet të rezikuar për "stabilizimin dhe sigurinë"e  regjionit.Cili është qëndrimi juaj për këtë cështje?

Është e rëndësishme që autoritetet lokale në komunen ë bujanocit pasqyron natyren shumetnike.Unë mendoj se formimi i qevirise multietnikesi ne vitet e mëparshme është nja hap shumë i rëndësishëm për demokracinë në këtë rajon.Është mirë që brenda secilit po edhe qevirës komunale ekziston nje opzitë e mirë.Është mirë qe puna  e cdo lloji duke përfshirë edhe qeverisjen lokale është nën vëzhgimin e njerëzve vigjilent të cilët kanë përvojë pune në qeveri.

Cka pret OSBE-ja nga qeverija e re ne bujanoc dhe në cfar kuptimi do të kedtë mbeshtetjen e organizatës suaj?

Unë e kam përmendur infrastrukturën si një komponent të rëndësishëm për zhvillim.Në këtë kuptim shum njerëz që kanë ikur nga shtëpitë e veta,janë të vëndosur në nja strehim të përkohshëm,dhe unë mendoj se kjo është zgjidhje e mundshme për kët cështje.Mund të thuhet se kjo gjendje ndikon në zhvillim e rajonit dhe i parandalon njerëzit për të jëtuar ne mënyr normale,për të cuar përpara,dhe e di se këta njerëz nuk mund të presin.Në këtë drejtim,sytë u kanë drejtuar Beogradit dhe autoriteteve lokale.

Unë shpresoj se qeverija e re komunale të kuptojnë rëndësin e plotë të këtij problemi dhe trajnuar atë me kujdes të madh,sepse në bashkëpunim me bashkësin nderkombetare të gjithë duhet të punojnë në gjetjen e fondeve të nevojshme financiare për zgjedhje të përhershme me këtë cështje.

Si i komentoni deklaratat nga zyrtarët lokal të Bujanocit dhe Preshevës,vecanërisht z.Ragmi Mustafës kryetarit të Preshevës ose Jonuz Musliut që të përpiqen ta bashkojne jugun e Sërbis Kosovës.

Bashkësia ndërkombëtare dhe të gjithë përfaqësuesit relevante politike në Ballkanin Perëndimor   janë të qartë se nuk ka ndryshime të kufijve në rajon.

A mundën këto deklarata të destabilizojnë rajonin?

Në deklaratët politike cilat në vitet e mëparshme 2003,2006,2007 dhe 2011 delegatët shqiptarë miratuan  qartë pranohen kufijtë ekzistues. Çdo deklaratë që është në kundërshtim me të,nuk reflekton qëndrimin e politikanëve shqiptarë të arritur me konsensus në deklaratë.Gjatë tre viteve të kaluara në këtë rajon,shoh  rritjen e numrit të deklaratave të papërgjegjshme.Kështu që unë mendoj se është më e rëndësishme që autoritetet lokale dhe shtetërore të  përpiqen për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Serbisë qoftë se jetojnë në Preshevë,Smederev apo në Tutin. Cilësia e jetës,arsimit, shërbimit komunal,kujdesis shëndetësore,luftën kundër korrupsionit,prosperiteti ekonomik,këto janë gjërat e marra nga të gjithë qytetarët që jetojnë në Evropë apo në Shtetet e Bashkuara.Kështu që unë mendoj se çdo politikan që merr përgjegjësi  për të kryer një punë të tillë duhet të fillojë nga këto parime.