Arkiva e lajmeve
                   

TIDE: PROBLEMET TË ZGJIDHEN ME BISEDA

21. nëntor 2013.

Bujanoc – Zëvendsja e shefit të misionit OSBE-së Pola Tide, ka deklaruar se qasja është e dukshme konstruktive në bisedat mes përfaqsuesve Shqiptarë nga jugu i Sërbisë dhe Qeverisë së Sërbisë.

 “Jemi të kënaqur me qasjen konstruktive në bisedë mes liderve politik Shqiptarë dhe Qeverisë së Sërbisë, të cilën e prezenton profesor Zoran Stankoviq kryetarë i Trupit koordinues” ka thënë Tide.

“Natyrisht që problemet ende ekzistojnë, megjithatë e vetmja mundësi për tejkalimin e tyre është rruga e bisedës” , ka shtuar ajo.

“E përshendesim vëmendjen në nivelin ma të lartë që i përkushtohet këtij rajoni”, ka thënë Tide dhe ka spjeguar që kjo tregon takimet përfaqsuesve Shqiptarë me kryeministrin e Sërbisë Ivica Daqiqin, nëkryetarin e pare të Qeverisë Alleksandar Vuqiçin, si dhe “vizitën e fundit në jug të Sërbisë ministrja e shëndetsisë Sllavica Gjukiq Dejanoviq, e cila ka dhënë rezultate konkrete dhe të dukshme kur është në pyetje shëndetsia në këtë teritorë”. 

Në pyetjen se a munden ngjarjet në Kosov dhe Metohi në ndonjë mënyrë të reflektojnë në gjendjen në jug të Sërbisë, pozitiv ose negaiv, Tide është përgjigjur “e ardhmja e Sërbis jugore është në Sërbi”.  

 “Gjërat që ndodhin në regjion, ku janë afër tonës, met vërtet nuk janë relevante për këtë pjesë”, ka thënë ajo. 

Ajo vlerson që “nëpërmejt rregullimit dhe konkretsisë në bashkpunim me Qeverinë e Sërbisë dhe Trupin koordinues, liderët lokal mundën të bëjnë dhe përparojnë për gjithë qytetarët që jetojnë këtu”.

 “Loja të lojrave politike dhe papërkushtimi i vëmendjes në zgjidhjen konkrete të problemeve nuk do të sjellin asnjë përparim”,  paralajmroi ajo.

E pyetur se kur pritet që ligji për media të vije deri në fund, Tide ka thënë që “sa është e njoftuar Ministria e kulturës dhe informimit këto dita do të punoj dhe insistojë në kyçjen e të gjitha komenteve në organet shtetrore dhe në diskutime publike për ligjin e mediave.

 “Edi që ministria do të punojn shumë në këtë që vija e ligjit sa më pare të vijë në Qeveri. Megjithatë, numri i komenteve e bëjnë atë punë të madhe, kështu që ajo më pasë duhet të shqyrtohet”, ka thënë Tide.

“Misioni i OSBE-së në Sërbi do të vazhdojë të përcjell në jugun e Sërbisë dhe do të sjell çdo ndihmë që është e mundur”, ka shtuar ajo.

Burimi: Jugpres dhe Trupi koordinues