Arkiva e lajmeve
                   

„TI DHE UNË JEMI NE’’ TË И ЈА СМО МИ“ TË SUKSESSHËM NË TRSHIQ

24. maj 2010.

LOZNICË –  Nxënësit e shkollave të mesme nga Presheva dhe Bujanoci janë paraqitur me çfaqjen multietnike ,,Ti dhe unë jemi ne’’ në ,,Vukov Sabor-in’’ e tridhjet e nëntë me radhë. Të katërmbëdhëjetë nxënësit janë paraqitur me ,,tinejxh pop show-in në katër gjuhë’’ duke treguar se të rinjtë Serb, Shqipëtarë dhe Romë munden të  bashkëpunojnë në mënyrë të shkëlqyeshme.

Regjisori i çfaqjes Aleksandar Lazoiq tha se kemi arritur një tregim të mirë në mes të Serbëve, Shqipëtarëve dhe Romëve të cilët pas disa provave janë bërë një ekip i shkëlqyeshëm.

- ,,Ti dhe unë jemi ne’’ është një projekt i realizuar përmes mbështetjes së Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Kjo inisiativë bashkon nxënësit e shkollave të  mesme të nacionaliteteve të ndryshme nga Presheva dhe Bujanoci në një punëtori teatrale me ç’rast ka lindur një çfaqje e shkëlqyeshme. Deri më sot çfaqja jonë është paraqitur në gjashtë komuna të Vojvodinës, ndërsa  tash jemi të ftuar edhe në Slloveni, ndërsa do të marrim pjesë edhe në Egzit- deklaroi Laziq.

Të rinjët nga Serbia jugore kanë vizituar vendlindjen e Vukut, Loznicën dhe Trshiqin, janë shoqëruar me moshatarët e tyre nga gjimnazi i Loznicës si dhe kanë takuar edhe kryetarin e Loznicës Vidoje Petroviq. Akteri i çfaqjes nga Bujanoci Ivan Stojkoviq theksoi se nëse njerëzit kanë vullnet të mirë, mundë të kuptohen mes veti pa i marrë parasyshë dallimet gjuhësore.

- Çfaqja është mbi tinejxherët të cilët pa e marë parasyshë se ku jetojnë, të cilit nacionalitet i përkasin, ata kanë dëshirat, problemet, mendimet, idealet dhe ëndërrat e njejta. Duke punuar në këtë çfaqje ne jemi bërë shokë të mirë, treguam se nuk ka rëndësi se cilit nacionalitet i përkasim. Jemi të entuziazmuar me qytetin e Loznicës, Trshiqit si dhe me mikpritjen – theksoi Stojkoviq.

Mentor Zeqiri tha se janë pritur me zemërgjerësi dhe se janë ndjer sikur në shtëpitë e tyre. Ai shtoi se nëse i ipet rasti, përsëri do ta vizitoj këtë trevë.

Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e njëherit edhe ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale, Milan Markoviq deklaroi se kjo çfaqje dhe ky projekt ,,Ti dhe unë jemi ne’’ është shumë i rëndësishëm për këto momente dhe se do të ishte mirë që edhe njerëzit në pushtet nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ,,t’i përngjajnë pak këtyre fëmijëve’’

Nesibe Osmani, pjesëmarrësja në projektin ,,Ti dhe unë  jemi ne’’ ja dhuroi kryetarit të Trupit Koordinues Milan Markoviqit një mirënjohje ,,për mbështetjen si dhe miqësi të sinqert’’. Mirënjohje i dhuruan edhe kryetarit të Loznicës Vidoje Petroviqit si dhe drejtoreshës së qendrës ,,Vuk Karaxhiq’’ Dajana Gjedoviq.