Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJEN PUBLIKE TË GJITHË ELEKTORËVE QË T’I PARAQESIN NË KOHË TË DUHUR REGJISTRIMET ME SHKRIM PËR PJESËMARRJEN NË KUVENDIN ELEKTORAL

28. mars 2023.

Beograd - Kuvendi elektoral për zgjedhjen e 15 anëtarëve të Këshillit kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare do të mbahet më 7 maj të vitit 2023 në Bujanoc. Të drejtën të jetë elektor e ka pjesëtari i pakicës shqiptare kombëtare i regjistruar në listën e veçantë të votuesve kandidaturën e të cilit e kanë mbështetur me shkrim të paktën 20 pjesëtarë të pakicës kombëtare të cilët janë regjistruar në listën e veçantë të votuesve. Nënshkrimet për mbështetjen e elektorëve duhet të vulosen te organi kompetent për vulosjen e nënshkrimeve. Për vulosjen e nënshkrimeve nuk paguhet taksa. Kandidati për elektor i paraqet Ministrisë regjistrimin elektoral për verifikim. Regjistrimi elektoral i përmban deklaratën se kandidati regjistrohet për kuvendin elektoral të pakicës kombëtare dhe të dhënat personale dhe deklaratat e vulosura të votuesve që përkrahin kandidaturën për elektor, si edhe listën e votuesve të cilët përkrahin kandidaturën për elektor e cila është hartuar në formë të shkruar dhe elektronike (CD ose DVD), në mënyrë që lista të jetë e njëjtë në të dyja forma, dhe atë e nënshkruan personi i cili paraqet regjistrimin elektoral për verifikim. Regjistrimet elektorale me të gjitha bashkëlidhjet paraqiten në mënyrë të drejtpërdrejtë në adresën e Ministrisë së të Drejtave të njeriut dhe pakicave dhe të dialogut shoqëror, Beograd, Bulevardi Mihajlo Pupin 2, krahu lindor. Afati për dorëzimin e regjistrimeve elektorale është 7 prill i vitit 2023. Ministria do t’u dërgojë ftesën me shkrim për kuvendin elektoral të gjithë elektorëve regjistrimi elektoral i të cilëve është konfirmuar.

Për njoftimet më të detajuara dhe dokumentacionin relevant vizitoni faqen zyrtare të internetit të Ministrisë (www.minljmpdd.gov.rs).

Burimi: Ministria për të drejtat e njeriut dhe dialogut social, Shërbimi i Trupit koordinues