Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PUBLIKE PËR DHËNIEN E FONDEVE INKURAJUESE PËR TËRHEQJEN E INVESTIMEVE TË DREJTPËRDREJTA (AFATI: 31 DHJETOR 2018)

12. dhjetor 2018.

Thirrja është menduar për kompanitë që realizojnë projekte investimi në sektorin e prodhimit dhe në sektorin e shërbimeve të tregtisë ndërkombëtare.

Shuma totale e fondeve që mund të jepet përcaktohet në përputhje me Rregulloren, varësisht nga përmbushja e kritereve të mëposhtme:

-Përvojë në kryerjen e veprimtarive të biznesit;;

- vlerësimi i kthimit të investimit;

- niveli teknologjik i veprimtarisë - përshtatur me metodologjinë EUROSTAT;;

- përqindja e stafit me arsim të lartë;

- Raporti i përgjithshëm i likuiditetit;

- Rezultatet e biznesit;

- tregues i borxhit.

Fondet mund të ndahen për:

1)   projektet e investimeve në sektorin e prodhimit, dhe

2)projektet e investimeve në sektorin e shërbimeve që mund të jenë subjekt i tregtisë ndërkombëtare me vlerë minimale prej 150,000.00 euro dhe që siguron të paktën punësim për 15 punëtorë të rinj për një periudhë të pacaktuar kohore të lidhur me një projekt investimi.

Thirrja publike është e hapur deri në shpenzimin e fondeve

Teksti i Rregullores, lista e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe formulari i aplikimit mund të shkarkohen nga faqja e internetit e Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Serbisë (www.privreda.gov.rs) dhe Agjencisë për Zhvillim të Serbisë ( www.ras.gov.rs).

Aplikimet për ndarjen e fondeve si dhe dokumentacioni të dërgohen me postë në adresën e Agjencisë për Zhvillim të Serbisë,Kneza Milosha 12, 11000 Beograd.

Për udhëzime të hollësishme dhe më shumë informacion ju lutem kontaktoni në adresën e e-mailit investicije@ras.gov.rs ose me telefon 011/3398-629.

Informata shtesë mbi konkursin dhe dokumentacionin mbështetës janë gjithashtu në dispozicion në http://www.centarzarazvoj.org/vest.php?id=757&oblast=konkursi

Burimi: Qendra për zhvillimin e rrethit të Pçinjës e Jabllanicës dhe Trupi Koordinues

 

homescontents