Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PUBLIKE - për aplikimin e xhez muzikantëve të rinj në xhaz orkestrën e të rinjëve nga jugu i Serbisë

7. mars 2014.

Fondi i Nishvillit dhe shkollës së muzikës në Leskoc dhe Nish ftojnë muzikantët e rinj të moshës prej 14 deri 21 vjeçare nga Nishi, Leskoci, Vranja, Vlladiçin Hani, Bosilegradi dhe Bujanoci, të cilët dëshirojnë të ndjekin papagesë xhez puntorin në kuadër të projektit „Xhezi shprehje multikulturore“.

Përveç trajnimit muzikor në fushën e xhezit në kuadër të puntorive, të rinjët nga bashkësitëe ndryshme etnike mund të shoqërohen, sëbashkur të bëjn muzikë dhe të njihen më mirë.

Në secilën prej vendeve të përmendura të rinjët do të punojn me koordinatorët lokal dhe të ushtrojnë programin, të cilin program secili prej tyre do ta paraqes më 30 prill për Ditën Botërore të Xhezit. Deri në gusht janë planifikuar edhe tri takime  dyditore të ndjekësëve në të gjitha qytetet (në Nish, Leskoc dhe Vranjë) përgjat së cilëve në bazë të aranzhmaneve të shpallura do ti performojn kompozimet e përbashkëta: standard „When the Saints Go Marching In“, „Nishville Jubilation“ – Dushka Gojkoviq dhe „Watermelon Man“ – Herbija Henkoka (në incijativën e të cilit më 30 prill do të hyjë në kalendarin e UNESCO-s si Dita Botërore e Xhezit).

Të gjithë ndjekësit sëbashku do të mbajnë koncerte në vendet nga të cilat vijnë, duke përfshi dhe shfaqjen në Nish, në kohën e Festivalit të Nishvillit në kuadër të programit „Rrjetet rinore të xhezit“. 

Organizatorët e puntorive sigurojnë transportin falas, akomodimin dhe shuajtjet, gjatë shkëmbimit (të provave të përbashkëta në Nish, Leskoc dhe Vranjë), ashtu edhe në koncertet e përbashkëta në të gjitha gjashtë qytetet gjatë katër ditëve të Nishvillit.

E papritur për ndjekësit e projektit do të jet hyrja falas në Festivalin e xhezit Nishvill. Gjithashtu muzikantët e rinj të zgjedhur për pjesëmarrje në projektin „Xhezi shprehje multikulturore“, përgjat Nishvillit mund të ndjekin edhe puntorin e zakonshme të Nishvillit në sallën e Orkestrës Sinfonike.

Numri i ndjekësve në çdo qytet është i kufizuar (5 persona), ndërsa për aplikim duhet që të mbushet formulari në ueb faqen www.omladinskajazzmreza.nisville.com.

Afati për paraqitje është 24 marsi.

Bëhuni pjesë e pandashme e xhez kulturës!

Projekti realizohet me ndihmën e Zyrës për Bashkëpunim me Sektorn Civil dhe Delegacionit të EU-së. Realizimin e projektit në Bujanoc e kanë mbështetur Shërbimi i Trupit

Koordinues dhe komuna e Bujanocit.