Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PUBLIKE NË GARAT VJETORE NACIONALE PËR ZGJEDHJE TE PËRVOJËS MË TË MIRE RRETH ZBATIMIT TË PRINCIPEVE TË MENAXHIMIT MË TË MIRE NË NIVEL LOKAL NË VITIN 2018

13. dhjetor 2018.

Ministria e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale dhe Konferenca e Përhershme e qyteteve dhe komunave - Asociacioni i qyteteve dhe bashkive të Serbisë (AQBS) bëjnë thirrje publike për zgjedhjen e praktikave më të mira në fushën e zbatimit të parimeve të qeverisjes së mirë në nivel lokal për qytetet, komunat dhe bashkitë e qytetit që në vitin 2018 kontribuan më së shumti në zhvillimin dhe zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë në teritorin e tyre.

Ftesa publike  dorëgohet  në përputhje me aktivitetet e projektit "Avancimi i menaxhimit të qeverisjes së mirë në nivel lokal", i cili zbatohet nga Ministria dhe AQBS  në kuadër të programit "Mbështetja e  Qeverisë Zvicerane  zhvillimit komunal  nëpërmjet promovimit të qeverisjes së mirë dhe përfshirjes sociale - Swiss PRO" (Program Swiss zvicerane) i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, dhe zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbime të Projekteve (UNOPS). Në këtë mënyrë, Ministria AQBS dhe UNOPS – Pogrami Swiss zvicerian, duan që nëpërmjet promovimit të praktikave më të mira dhe prezantimin e rezultateve të arritura në nivel lokal, të promovojnë zhvillimin e mëtejshëm të parimeve të qeverisjes së mirë në pushtetin lokal.

Fondet e përgjithshme që do t'u shpërndahen vetëqeverisjeve lokale me praktikat më të mira në zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë, nën këtë thirrje publike, arrijnë në 12.000,00 USD. Fituesit në secilën nga katër fushat do të kualifikohen për një çmim financiar prej US $ 3.000,00USD

Cmimi i parashikuar përfaqëson një formë të mbështetjes financiare për përmirësimin e qeverisjes së mirë, gjegjësisht  zbatimin e aktiviteteve dhe shërbimeve të propozuara nga fituesit, me miratimin paraprak të komisionit të konkursit. Shuma dhe qëllimi i burimeve financiare do të përcaktohen nga kontrata ndërmjet fituesve të çmimit dhe AQBS si zbatues i projektit "Përmirësimi i qeverisjes së mirë në nivel lokal", brenda të cilit është përcaktuar  fondi i dhuratës

Koha e dorzimit të aplikacionit është 15 janar të vitit 2019.

Aplikacionet me partneret mundë të dorzohen:

1 për mes postës elektronike në adresën: milica.pavlovic@mduls.gov.rs

2. Personalisht apo në për mes postës në adresën:

Ministria e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes

Bircaninova 6

11000 Beograd

Ftesa publike dhe formularët për aplikim janë në qasje:

http://www.skgo.org/konkursi/detaljno/189/javni-poziv-za-ucesce-u-nacionalnom-godisnjem-takmicenju-za-izbor-najbolje-prakse-u-primeni-principa-dobre-uprave-na-lokalnom-nivou-u-2018-godini

Burimi: Konferencia e Përhershme e qyteteve dhe komunave(KPQKС) dhe Trupi koordinues