Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PUBLIKE E MINISTRISË SË EKONOMISË PËR NDARJEN E MJETEVE TË PAKTHYESHME NË KUADËR TË PROGRAMIT TË INKURAJIMIT TË ZHVILLIMIT TË SIPËRMARRËSISË PËRMES NDIHMËS FINANCIARE PËR FILLESTARËT NË BIZNES

27. prill 2016.

Programi inkurajues i zhvillimit të sipërmarrësisë përmes ndihmës financiare për fillestarë në biznes e realizon Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Fondin për Zhvillim të Republikës së Serbisë.

Mjetet e ndara për Program janë të drejtuara në mbështetjen financiare përmes kofinancimit investitor për personat të cilët dëshirojnë të nisin biznes personal apo për sipërmarrësit egzistues të shoqërive ekonomike mikro dhe të vogla, të cilat janë të regjistruara në Agjensionin për Regjistra Ekonomik më së voni në vitin që e paraprin vitin e aplikimit.

Qëllimet e programit janë: inkurajimi i bizneseve të personave juridik dhe sipërmarrësve, inkurajimi i punësimit dhe qëndrueshmërisë së zhvillimit gjithëpërfshirës.

Mjetet e pakthyeshme të përgjithshme në disponueshmëri për realizimin e këtij program janë 150.000.000,00 dinarë. Mjetet e disponueshme të Fondit për kreditimin e subjekteve ekonomike sipas këtij program janë 350.000.000,00 dinarë.

Vlera e përgjithshme e investimit për sipërmarrës mund të jetë jo më e vogël se 400.000,00 dinarë dhe as më e madhe se 3.000.000,00 dinarë, ndërsa për personat juridik nuk mund të jetë më e vogël se 400.000,00 dinarë dhe as më e vogël se 6.000.000,00 dinarë.

 

Subjektet ekonomike të cilat kënaqin kushtet e Programit mund të krijojnë të drejtë në përkrahjen financiare në aspektin e mjeteve të pakthyeshme 30 % të vlerës së investimit. Vlera e mbetur e investimit do të financohet nga krediti i Fondit.

Kreditë e Fondit sipas këtij Programi do të miratohen në afat për pagesë prej 5 viteve, në kuadër të cilës periudha grejs deri në një vit, me normë të interesit prej 1,5% në vit, me garancion të bankës apo 3% në vit përmes mjeteve tjera të siguruara.

Investimet të cilat mund të financohen në kuadër të këtij Programi përfshijnë: renovimit/rekonstruktuimin/ adaptimin / sanimin/e hapësirë biznesore apo prodhuese, blerjen e paisjeve (të reja apo të përdorura, jo më të vjetra se pesë vite) dhe mjete të përhershme qarkulluese, të cilat mund të marrin pjesë më së shumti 20% në strukturën e investimit të përgjithshëm.

Përparësi do të kenë kërkesat e subjekteve ekonomike themelues të cilëve kanë kaluar trajnimin pa pagesë për fillimin e biznesit sipas Programit të standardizuar të seteve të shërbimve, i cili realizohet përmes agjensioneve të akredituara zhvillimore rajonale.

Kërkesa e plotësuar duhet të dorëzohen në Fond, në mënyrë precise dhe të saktë me dokumentacionin e kërkuar në përputhje me Programin. Adresa e fondit është: Bulevar Nemanjiqa 14a, Nish dhe Knez Mihailova 14, Beograd.

Thirrja publike është e hapur deri në shpenzimin e mjeteve të disponueshme.

Dokumentacioni i nevoshëm mund të mirret në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomiksë www.privreda.gov.rsdhe Fondit për Zhvillim të Republikës së Serbisë www.fondzarazvoj.gov.rs.

Burimi: Ministria e Ekonomisë, Fondi për Zhvillim i Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues