Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PËR TË MARR PJESË NË SEMINARIN "TË DREJTAT E GRAVE ME INVALIDITET- NGA JETA NË POLITIKË"(AFATI:15 DHJETOR 2019)

12. dhjetor 2019.

Regjistrohuni për të marr pjesë në seminarin "Të drejtat e grave me invaliditet- nga jeta në politikë". Seminari do të organizohet nga organizata IZ KRUGA - Beograd, me mbështetjen e UN Women, me qëllim të forcimit të aftësive të anëtarëve të organizatave të grave për të promovuar rëndësinë e të drejtave politike, ekonomike, sociale dhe të kujdesit shëndetësor të grave me invaliditet.

Seminari është planifikuar për 30 deri 40 përfaqësues të organizatave të grave, dhe do të implementohet në dy terma:

- i pari do të mbahet  nga  20.12.2019 deri më  22.12.2019. për 15-20 pjesëmarrës

- i dyti  do të mbahet nga 23.01.2020 deri më 25.01.2020. , gjithashtu për 15-20 pjesëmarrës.

Seminaret mbahen në Beograd, në Hotelin „Constantine the Great”  (rruga 27 Mars Nr.12).

Organizatorët ftojnë të gjithë aktivistët e interesuar të regjistrohen një person në emër të organizatës së tyre deri më 15 dhjetor 2019, duke dërguar një e-mail në office@izkruga.org.

Kostot e pjesëmarrjes, përfshirë shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit, do të mbulohen nga organizatori.

Formulari i aplikimit është në dispozicion në http://socijalnoukljucivanje.gov.rs/sr/отворено-пријављивање-за-учешће-на-се/   

Burimi: izkruga.org  dhe Trupi koordinues