Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PËR PROPOZIME TË PROJEKTIT NË KUADËR TË PROGRAMIT " REDISTRIBUIMI I PUNËS PA PAGESË - KUJDESI DHE SHQETËSIMI PËR BASHKËSITË NUK ËSHTË VETËM PUNË E GRAVE"(AFATI 17 NËNTOR 2019)

29. tetor 2019.

UN Women Serbia fton organizatat e grave të shoqërisë civile nga Serbia që të aplikojnë për projekt propozime në kuadër të programit " Redistribuimi i  punës pa pagesë - Kujdesi dhe shqetësimi për bashkësitë nuk është vetëm punë e grave", i cili realizohet nga shtatori 2019 deri në shkurt 2021. Programi financohet nga Ambasada e Britanisë së Madhe  me fonde DFID dhe IFI.

Kjo thirrje, nën CFP 1/19 EXT –  CFP No 2019-01 GRG – Redistribution of unpaid care work mund të gjendet në faqen e internetit të UNDP Serbia (https://www.rs.undp.org/content/serbia/en/home/procurement.html)

Propozimet e projektit dorëzohen në mënyrë elektronike në info.serbia@unwomen.org, dhe afati i dorëzimit është 17 Nëntori 2019. Përveç thirrjes për propozimet e projektit,(Call for Proposals) në linkun  ka udhëzime të hollësishme me kritere të përcaktuara për organizatat, formularin e aplikimit, formularin e propozimit të projektit dhe buxhetin.

Vërejtje të rëndësishme

• një organizatë individuale mund të jetë një partner implementues i programit vetëm një herë gjatë gjithë programit;

• propozimi i projektit mund të hartohet nga disa organizata joqeveritare së bashku, megjithatë autoriteti kontraktues ligjor mund të jetë vetëm një organizatë;

• propozimi i projektit duhet të jetë në anglisht dhe propozimi i buxhetit shprehet në RSD, duke marrë parasysh shumën maksimale të buxhetit në dispozicion të treguar në secilën thirrje.

Nga 5 nëntori deri më 11 nëntor 2019, do të organizohen sesionet informuese për organizatat e interesuara në qytetet vijuese: Beograd, Novi Sad, Nish dhe Uzhicë. Të interesuarit për të marrë pjesë në sesionin informues duhet ta dërgojnë konfirmimin e tyre në ana.djurdjevic@unwomen.org deri më 30 tetor 2019 në orën 10:00 . Agjenda e saktë, data, ora dhe vendi ku do të mbahet   do të dorëzohen më vonë.

Burimi: UN Women Serbia dhe Trupi koordinues