Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PËR PARAQITJE NË KONKURS PËR ASISTENTA LOKAL NË PROJEKTIN ZBATIMI I REKOMANDIMËVE PËR AVANCIMIN E PROCESIT MËSIMOR NË GJUHËN SERBE, SI GJUHË JOAMTARE NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

23. dhjetor 2014.

Shërbimi i Trupit Koordinues i fton të interesuarit që të paraqiten për vendin e asistentit lokal në projektin Zbatimi i rekomandimëve për avancimin e procesit mësimor të gjuhës serbe si gjuhë joamtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që i financojnë Ambasada Britanike në Beograd, Zyrja e komesares pë pakica nacionale dhe programi i PROGRES-it Europian.

Për realizimin e projektit janë të nevojshëm dy asistenta, një në Bujanoc dhe një në Preshevë. Asistentët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm me kordinatoren e projektit dhe do të punojnë nën udhëheqjen e saj. Asistentët e angazhuar përfshihen në përpunimin e dokumentëve të nevojshme për realizimin e projektit, mbajtjen e kontakteve me partnerët lokal dhe pjesëmarësve në projekt, sigurimin e mbështetjes logjistike, përpilimin e raportit mujor të punës dhe aktiviteteve tjera sipas nevojës.

Asistenti punët do ti kryej në periudhën kohore nga janari deri në qershor të vitit 2015.

 

Kushtet të cilat kandidati duhet plotësuar janë:

- Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës serbe (leximi, shkrimi dhe komunikimi);

- Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe (leximi, shkrimi dhe komunikimi);

- Përfundimi i fakultetit në sferat e shkencave shoqërore, juridik, ekonomi;

-  Aftësi të mira komunikative dhe organizative

 

Dokumentat e domosdoshme:

- Plotësimi i formularit të biografisë të punës

- Letër motivuese

 

 Dokumentet të dorëzohen për mes postës elektronike në adresën: office@kt.gov.rs

me mbishkrimin: PARAQITJA NË KONKURS PËR ASISTEN LOKAL

Koha për  paraqitjes e aplikacionëve është deri më 05.01.2015 deri në orën 15:30.

 

Biseda me kandidatët do të mbahet më 08.01.2015 në hapsirat e Trupit Koordinues në Bujanoc (Sheshi Karagjorgje Petroviq bb- ndërtesa e komunës Bujanoc). Kandidatët të cilët i  dorzojnë dokumentet në rregull do të informohen saktë rreth kohës së mbajtjes së bisedës për mes postës elektronike e cila gjindet në formularin e biografisë të punës.