Arkiva e lajmeve
                   

Thirrje për media - 20 tetorë 2010.

20. tetor 2010.

KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES MILAN MARKOVIQ NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN MBI FORMIMIN E QEVERISJES MULTIETNIKE NË BUJANOC

Ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale e njëherit kryetarë i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq do të nënshkruaj me përfaqësuesit partive serbe dhe atyre shqipëtare Marrëveshjen mbi formimin e pushtetit multietnik në Bujanoc të enjten, më 21 tetorë 2010 në ora 11.00 në Press Qendrën në Bujanoc. Pas nënshkrimit, do të mbahet konferenca për media.

Nënshkruesit e Marrëveshjes janë kryetari i Partisë për Vepri Demokratik Riza Halimi, kryetari i komunës së Bujanocit si dhe kryetarë i bordit drejtues të PDD-së në Bujanoc Shaip Kamberi, kryetari i Lidhjes së Progresit Demokratik Jonuz Musliu, kryetari i Unionit Demokratik të Shqipëtarëve Mejdi Zeqiri,  i ngarkuari i Partisë Demokratike – koalicioni ,,Për Serbinë Europiane – Boris Tadiq’’, Sasha Peshiq si dhe Stojança Arsiq pranë grupit të qytetarëve ,,Stojança Arsiq dhe dr. Miodrag Milkoviq’’.

Marrëveshja për formimin e pushtetit multietnik në Bujanoc do të nënshkruhet pas më se një viti të mosegzistimit të pushtetit multietnik. Kjo marrëveshje do të ndikojë në zgjidhjen e çështjeve jetësore të Shqipëtarëve, Serbëve dhe Romëve në këtë pushtet lokal.

Për informacione më të hollësishme, mundë të kontaktoni Milica Rodiq në : milica.rodic@kt.gov.rs ose në tel  063 10 50 713