Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PËR ANËTARËT E KOMISIONIT PËR KONKURSET MEDIALE TË MINISTRISË SË KULTURËS DHE INFORMIMIT

16. dhjetor 2019.

Ministria e Kulturës dhe Informimit ka ftuar shoqatat e gazetarëve dhe mediave, të regjistruara të paktën tre vjet para datës së shpalljes së konkursit në fushën e informimit publik për vitin 2020, për të propozuar anëtarët e bordeve të përzgjedhjes, si dhe ekspertë të mediave të interesuara për të marrë pjesë në punën e komisioneve.

Ministria tha në një deklaratë se ka shpallur nëntë thirrje për të cilat ishin ndarë 274 milion dinarë. Konkurset, të cilat zgjasin deri më 10 janar të vitit 2020, janë shapallur me qëllim të ofrimit të mbështetjes financiare për përmbajtjen e mediave që kontribuojnë në realizimin e interesit publik në fushën e informacionit publik, si dhe për të bashkëfinancuar projektet e organizimit dhe pjesëmarrjes në takime profesionale, shkencore duke përmirësuar kështu standardet profesionale dhe etike.

Botuesit, e të cilëve mediat  janë regjistruar në Regjistrin të mediave të cilat janë në Agjensionin për regjistra ekonomik në përputhje me Ligjin për Informimin Publik dhe Media, kanë të drejtë të marrin pjesë.

Personat juridikë, përkatësisht sipërmarrësit e angazhuar në përmbajtje mediatike, të cilët sjellin prova se përmbajtja e mediave të bashkëfinancuara do të realizohet përmes mediave të regjistruara në Regjistrin e  mediave, gjithashtu kanë të drejtë të marrin pjesë në thirrje.

Vendimi për ndarjen e fondeve merret jo më vonë se 90 ditë nga përfundimi i konkursit.

Burimi: Ministria e Kulturës dhe Informimit dhe Trupi Koordinues