Arkiva e lajmeve
                   

TERMINALI DOGANOR NË PRESHEVË PRE SHPALLJEN E THIRRJES PUBLIKE

11. janar 2019.

Preshevë - Ndërprerja e përkohshme e terminalit të zyrës doganore në Preshevë do të zgjasë vetëm derisa të shpallet thirrja publike nga Administrata Doganore për të kërkuar një zgjidhje afatgjate për nevojat e biznesmenëve lokalë, përfaqësuesve të tyre në procedurën doganore dhe të gjitha shërbimeve civile të angazhuara për të arritur zhvillimin më efikas të ekonomisë e rajonit, është thënë në Administratën Doganore.

Ata thonë se zyra doganore në Preshevë nuk është hequr në mënyrë të përhershme, por përkohësisht ka ndërprerë punën në kryerjen e veprimeve doganore duke filluar nga 25 nëntori 2018.

„Разлог привременог престанка рада те царинске испоставе је техничке природе, па се са радом морало привремено престати док се не дође до адекватног решења за несметан наставак рада”.

"Arsyeja për ndërprerjen e përkohshme të punës së kësaj zyre doganore është e natyrës teknike, kështu që është dashur që të pezullohet puna përkohësisht derisa të arrihej një zgjidhje adekuate për një vazhdim të pandërprerë të punës".

Ekonomia e jugut të Serbisë nuk do të pësojë pasoja të dëmshme, sepse detyrat e vendosjes së mallrave në një nga procedurat doganore të miratuara nën të njëjtat kushte mund të bëhen në zyrën më të afërt doganore në Vrajë ose në ndonjë degë tjetër që zgjedh subjketi ekonomik.

Në këtë filiale kanë punuar gjithsej 13 zyrtar doganorë dhe të gjithë u caktuan në njësitë e tjera organizative të zyrës doganore të Nishit, duke marrë parasysh vendbanimin e tyre ", tha Drejtoria Doganore.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues