Arkiva e lajmeve
                   

TEMA E MBLEDHJA SË KËSHILLIT TË RRETHIT TË PCINJËS, MBROJTJA NGA VËRSHIMET

31. mars 2015.

Vrajë- Në seancën e tretë të Rrethit të Pcinjës të udhëheqësisë së rrethit, në të cilën për pos anëtarëve të Këshillit, prezentuan edhe përfaqësuesit e drejtoratit Republikan të ujit dhe  departamentiti i inspektorijatit për ujërat ku bëhej fjalë për mbrojtjen nga vërshimet.

Në seance është shqyrtuar aprovimi i planit Operativ për mbrojtjen nga vërshimet nga uji i rendit të dytë cka është në kompentecat e pushteteve  lokale, si dhe cështjet e mbykqyrjes të ndërmarjeve publike që kryejn punët e mbledhjes, bartjes dhe pastrimin e mbetjeve ujore. Është diskutuar edhe për lejimin e akteve të ujit, si kusht për lejimin e lejeve ndërtimore dhe ujit.

Mbledhja e Këshillit ishte rast që përfaqësuesit e pushtetëve lokale të paraqesin problemet që kanë në lidhje me pastrimin e shtretërve të lumenjëve, eksploatimin e zallit dhe për mungesën e mjetëve të mjaftueshme për sanimin e pasojave nga vërshimet të cilat kanë ngja në fillim të vitit.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues