Arkiva e lajmeve
                   

TEKSET SHKOLLORE FALAS PËR ROMËT NGA SHKOLLA "SVETI SAVA".

6. tetor 2022.

Bujanoc – Beograd - Shoqata “Ëndrra rome” ka siguruar 57 komplete librash për nxënësit romë të shkollës së mesme të Bujanocit “Sveti Sava” në Bujanoc.

Nxënësve nga klasa e parë deri në të katërtën u shpërndanë tekste shkollore në sallën e Kuvendit të Komunës.

Projekti është realizuar përmes shoqatës “Ëndrra rome”, ndërsa tekstet janë paguar nga buxheti i komunës.

Faleminderit këshilltarit të Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Adem Salihit, i cili në bashkëpunim me Shoqaten të qytetarëve “Ëndrra rome”, e inicioi idenë dhe projektin”, tha Ibro Idiq nga shoqata.

Ai e falënderoi kryetarin e komunës Nagip Arifi për mbështetjen e idesë gjatë Dekadës së Romëve.

Ai shtoi se ky është vetëm një veprim i radhës që shoqata e ka realizuar.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues