Arkiva e lajmeve
                   

TË ZGJIDHEN PROBLEMET DERI SA JANË NË FAZËN FILLESTARE, KOMUNIKIMI I PËRHERSHËM DHE BASHKËPUNIMI I NDËRSJELLTË JANË ÇELËS PËR SUKSES TË MEDIAVE NË JUGUN E SERBISË

15. qershor 2016.

Bujanoc – Me iniciativë të Trupit Koordinues, dje në Bujanoc është mbajtur takimi në temat: Gjendja në media në jug të Serbisë pas privatizimit, përpilimi i projekteve dhe prespektiva. Idea ka qenë që pjesëtarët e mediave të shprehin problemet me të cilat ballafaqohen në punë, si dhe propozimin për zgjidhjen e tyre.

Problemet e mediave të privatizuara më parë janë borxhet e mbetura dhe sigurimi i mjeteve të mjaftueshme për funksionimin dhe punën e tyre të pandërprerë. Mediat lokale janë fokusuar në shkruarjen e projekteve dhe sigurimin e tregut të shëndosh në të cilin të gjithë do të kenë pozitë fillestare të barabartë.

Atë në të cilën të gjithë dakordohen është fakti se shumica e punëtorëve medial nuk kanë njohuri të mjaftueshme për shkrimin e projekteve dhe kështu shpeshë ndodhë që konkurset të mos i përmbushin kriteret e shkruara. Si zgjidhje e këtij problemi është dakorduar se në periudhën e ardhshme të organizohen punëtori në të cilën përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit me ekspertët nga fusha e përpilimit të projekteve të trajnojnë të punësuarit në media se si të shkruajnë një projekt të mirë. Trupi Koordinues ka marrë përsipër organizimin e punëtorive.

Përfaqësuesit e mediave kanë vlerësuar se këto takime janë shumë të rëndësishme, sepse ndëgjohen mendimet e ndryshme, mësohet diçka e re dhe të gjithë kanë parasysh fotografinë komplete mediale në territorin e komunave të cilat i përfshijnë. Për këtë Trupi Koordinues ka praksë të gjatë të grumbullimit të punësuarve në media në jugun e Serbisë, sëpaku një herë në vit sipas nevojës dhe pjesëmarrjes, ndërsa potencohet edhe komunikimi i përhershëm në mënyrë që të zgjidhen problemet me të cilat ballafaqohen mediat.

Burimi: Trupi Koordinues